Lamtumirë 4G, së shpejti në shtëpitë tuaja internet 5G

Lamtumirë 4G, së shpejti në shtëpitë tuaja internet 5G


Kompania AT & T njoftoi javën e kaluar se po zhvillon standardin e internetit pa tel 5G që do të ishte një ndihmë e madhe për konsumatorët.

AT & T i kërkoi Komisionit Federal të Komunikimit leje për të provuar teknologjinë e mundshme 5G në Austin, Teksas. Kompania ka nevojë për leje për të provuar disa grupe frekuencash për eksperimente.

AT & T do të ndërtojë një rrjet eksperimental multi-gigabit për dy shërbime, atë fiks dhe mobile.

Duke vendosur në dritaren tuaj një antenë, por me një aftësi për t’i transmetuar valët shumë herë më shpejt dhe në një perimetër më të madh se shërbimet aktuale.

Standardi aktual i transmetimit të valëve që ne përdorim në telefonat dhe kompjuterët tanë është 28GHz, por AT & T kërkon ta rrisë këtë standard.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve./

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0