Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi ekonomik në rritje - Business Magazine Albania

Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi ekonomik në rritje


Gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është intensifikuar.

Të dhënat zyrtare, tregojnë për një intensifikim të shkëmbimeve tregtare, kryesisht në kahun e eksporteve.

Në vitin 2015, eksportet arritën vlerën e 2.1 miliardë lekëve, ndërsa importet vlerësohen në 8.5 miliardë. Sipas INSTAT-it, gjatë vititi 2014 drejt tregut amerikan u eksportuan 1.4 mld lekë produkte, ndërkohë që në vitin 2015 ekportet u rritën me 700 milionë lekë, duke prekur nivelin e 2,1 miliardë lekëve.

Shqipëria eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gamë të gjerë produktesh, kryesisht ferrokrom dhe produkte ushqimore, si reçel, kërpudha të thara, ujë mineral, lëngje frutash dhe gjithashtu erëza, përfshirë bimët mjekësore. Madje, Shqipëria konsiderohet një tregtues i rëndësishëm i bimëve mjekësore në tregun amerikan. Rritja e eksporteve është favorizuar edhe nga heqja e taksës doganore.

Që prej vitit 2012, Shqipëria ka hyrë në listën e 128 vendeve që mund të përfitojnë nga një sistem preferencial që eliminon taksën doganore për një listë të gjatë produktesh.

Përsa i përket importeve, vlera e tyre në vitin 2014 ka qenë 13.3 miliardë lekë, ndërsa në vititn 2015 zbriti në 8.5 miliardë. Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njohur rritje vitet e fundit.

Në vendin tonë operojnë rreth 180 biznese amerikane, qe janë të organizuar në Dhomën Amerikane të Tregtisë, që është edhe një ndër shtyllat kryesore të komunitetit të biznesit në Shqipëri, Ndërkohë që operojne shumë agjenci dhe institucione amerikane qe kanë ndihmuar me fonde në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, si USAID, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, Fondi Shqiptaro-Amerikan për Ndërmarrjet etj.

/ATA/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0