A do të jetë ky " Viti i Arit " ? - Business Magazine Albania

A do të jetë ky ” Viti i Arit ” ?


Ari është duke kaluar një periudhë të mirë.

Metali i çmuar u rrit me 6%  javën e kaluar dhe më shumë se 16% nga fillimi i vitit. Për shkak të një tregu global të trazuar investitorët po e shikojnë arin si një investim të sigurtë. Vetëm javën e kaluar, u investuan $1.6 miliard në metale të çmuara,(që përfshinë arin, argjendin, platinin etj.) sipas Bankës së Amerikës.

“Investitorët po rikthehen tek ari për të shpërndarë riskun e portofolit dhe për shkak të sigurisë që ofron ky metal,” tha James Butterfill, kreu i kërkimeve të ETF Securities.

gold

Tregjet kanë qenë të trazuara këtë vit, për shkak të çmimit të naftës, ekonomisë në rënie të Kinës, dollarit të fortë dhe pasigurive të normave të interesit. Banka Qendrore Amerikane nuk është e vendosur për të ardhmen e normave të interesit.

Kjo gjë nuk i pëlqen investitorëve. “Investitorët janë të shqetësuar për politikat e Bankës Qendrore, për të ulur më tej normën e interesit ose për të mos e ndryshuar atë. Kjo do të thotë më shumë investim në ar.

Sipas analistit Jeff Gundlach, investitorët po e humbin besimin tek Banka Qendrore dhe kjo mund ta çojë çmimin e arit në $1400 për onz. Sot ari vlerësohet $1208.5 për onz.

gold 2

Tradicionalisht ari ka qenë një investim i preferuar kur gjërat në tregjet globale nuk shkojnë mirë. Në janar janë blerë 55 ton ar dhe vetëm në 10 ditët e para të shkurtit 59 ton.

Pyetja qendron sa do të vazhdojë kjo rritje.  A do të jetë ky ” Viti i Arit “?

/Forbes/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0