Via Egnatia në rrjetin mediatik RAI si aseti i ardhshëm turistik mes dy vendeve Itali-Shqipëri - Business Magazine Albania

Via Egnatia në rrjetin mediatik RAI si aseti i ardhshëm turistik mes dy vendeve Itali-Shqipëri


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, jep një intervistë për gjigandin mediatik italian RAI, i cili për herë të parë po përgatit në një emision mbi Turizmin Kulturor përgjatë Via Egnatia si dhe shndërrimin e këtij aseti të rëndësishëm në një produkt turistik ndërkombëtar.

Si mundet Via Egnatia të jetë një promotor i rëndësishëm i lidhjeve të intenerareve kulturore ballkanike me Italinë si dhe ndikimi i Via Egnatia në ekonomitë rurale të Shqiperisë dhe Ballkanit.

Tashmë kjo rrugë antike që lidhte Romën me Kostandinopojën është bërë objekt diskutimi i rëndësishëm për turizmin kulturor midis dy brigjeve Itali-Shqipëri.tare

Prezantimi i saj vitin që shkoj në axhendën ndërkombëtare të turizmit historik duke sjell në etenerarin e saj studiues dhe vizitor kurioz, bëri që sot ajo të konsiderohet një përparësi në turizmin shqiptar.

Ky është një vlerësim i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe i historianit Tare, që e nxori nga mbulesa e kohës dhe e prezantoj si një aset turistik.

/ATA/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0