Në 2010-ën, Hurry Burl ishte duke kërkuar për një domain, për ta blerë dhe për të marrë përfitime, kur hasi në idenë e “diamantëve të bërë prej njeriu” dhe zbuloi se man-madediamonds.com ishte ende e paregjistruar. Ai e regjistroi atë dhe filloi të bënte kërkime rreth diamantëve të bërë prej njeriut në mënyrë që të zbulonte se çfarë çmimi do të ishte i arsyeshëm për një domain. Burl u magjeps kaq shumë me këtë ide, saqë vendosi ta mbante për vete domainin dhe 6 vite më vonë ai po drejton një nga bizneset më të suksesshme të diamanteve të bëra nga njeriu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një veçanti unike. Ai merr hirin e funeraleve dhe e kthen në diçka të çmuar për familjet. Më poshtë ndodhet një ekstrakt i intervistës së tij me Forbes:
Forbes (Kate Harrison): Çfarë ishte ajo gjë rreth diamantëve të bërë prej njeriu që ju tërhoqi vëmendjen?
Harry Burl: Ndryshe nga diamantët e bërë nga gjaku të cilat lidhen me skllavërinë ndaj fëmijëve, konfliktet dhe korrupsionin, diamantet të bëra nga njeriu janë etikë dhe miqësorë me ambjentin, por kanë të njëjtën bukuri dhe një kuptim më pikant se ata. U intrigova kur zbulova se diamantët e bërë nga njeriu mund të krijohen nga karboni i flokëve ose hiri.
Forbes: Cili ishte hapi i parë në ndërtimin e një biznesi në një industri ku ju ishit tërësisht i ri?
Burl: Në vend që të përpiqesha të konkurroja drejtëpërdrejtë, unë zgjodha që të anëtarësohesha në një kompani më të madhe. U lidha me Serge Shulepov, Presidentin e Heart in Diamonds, mora lejen për të ndërtuar një website si ortak i tyre në vend që të nisja një nga fillimi. Serge Shulepov dhe partneri i tij Sergei themeluan kompaninë e tyre 10 vite më parë. Serge kishte një background në minierat e diamanteve në Sierra Leone, Afrikën Perëndimore. Ata bëjnë një punë fantastike, ndaj mendova se do ishte e mençur të isha partner me ta. Man-MadeDiamonds.com ka qenë online që para shumë kohësh. Unë madje negociova një zbritje për vizitorët e mi, të cilët i çova në heart-in-diamond.com.
Forbes: Si e keni rritur kompaninë tuaj online?
Burl: Me kalimin e kohës, unë kam shtuar faqe interneti alternative dhe një blog. Man-madediamonds.com është një përqasje rebele ndaj sipërmarrjes online. Unë kontaktoj me të tjerët nëpërmjet një blogu personal që u bën apel njerëzve në nivel intelektual dhe emocional. Unë bëj blogje në lidhje me eksperiencat jetësore, muzikën, filmat dhe mençurinë. Madje kam shpërndarë edhe disa poezi origjinale.
Forbes: Si mund të krahasohet një diamant i përbërë prej njeriut me një diamant miniere?
Burl: Këta diamantë janë 100% miqësorë me ambjentin me asnjë impakt në mjedis. Ata kanë të njëjtat karakteristika fizike dhe optike me diamantët natyralë me përjashtimin se nuk ka patur asnjë vandalizëm ndaj natyrës dhe asnjë shfrytëzim të minierave. Për shkak se ato bëhen nga mbetjet e trupit të njeriut, flokët ose hiri, ato janë suvenire sentimentale të dashurisë gjithashtu.
Forbes: Të flasësh me njerëzit rreth vdekjes është një temë delikate. Si flisni rreth krijimit të diamantëve nga mbetjet në një mënyrë që nuk është e pakëndshme?
Burl: E para dhe më e rëndësishmja, kompania jonë ofron një marrëdhënie unike me çdo konsumator, e cila nuk përsëritet me asnjë tjetër. Ne kemi ndërtuar një treg “niche” që krijon diamante me mbetjet e djegura ose flokët e të dashurve. Është një treg shumë i ndjeshëm dhe shpessherë konsumatorët tanë na vijnë kur ndodhen në pikën më të ulët të jetës së tyre dhe ne duhet ta kuptojmë këtë në një mënyrë të ndjerë.
Është një sfidë për ne mos-shitja e një produkti standard për tregun; gjithashtu për shumë njerëz në SHBA-të, ky koncept është i ri dhe ata janë të kujdesshëm rreth procesit. Ne duhet të sigurohemi që t’u japim klientëve tanë mbi të gjitha qetësinë mendore në transaksionet tona, me sa më shumë vizibilitet dhe kontakt nëpërmjet procesit tërësor 70-100 ditor të nevojshëm.
Që prej 2012-ës ne përdorim mediat sociale, shtëpitë funerale dhe website-in tonë si një mjet për t’u marketuar dhe në 2015/2016-ën do të rrisim marketingun tonë më lançimin e website-it tonë të kafshëve shtëpiake, reklamimin e revistës dhe duke kontribuuar në evente bamirëse.
Forbes: Si financohet kompania? Si po ia del për t’u rritur?
Burl: Ne jemi themeluar vetë dhe kemi një investitor në Mbretërinë e Bashkuar që ka të njëjtin vizion dhe pasion për njerëzit ashtu siç ne. Ne po përpiqemi të ndryshojmë mënyrën se si nderojmë të dashurit tanë duke krijuar një memorial të prekshëm që do të ketë një trashëgimi materiale e cila mund të trashëgohet nga një gjeneratë në tjetrën.
Ata që dëshirojnë të kenë thjesht një diamant që nuk përmban karbon munden ta bëjnë këtë. Familjet kanë më shumë gjasa të pranojnë një diamant të bukur nga hiri i shtërgjyshes se sa nga hiri i një kontenieri porcelani. Ne gjithashtu bëjmë diamante fejese dhe martese nga flokët ashtu si edhe dimantë për ditën e nënave.
/Intervista e marrë nga Kate Harrison për Forbes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.