Facebook me një njoftim për shtyp, doli në krah të kompanisë Apple, pasi kjo e fundit ka nisur një betejë me FBI-në për sa i përket dhënies së informacionit që ka brënda iPhone i një prej terroristëve të ngjarjes së San Bernardinos.
Facebook ka deklaruar se kërkesat e qeverisë mund të krijojnë një preçedent të rrezikshëm, që do të dobësonte sigurinë e informacionit të klientëve të tyre. Kompania Facebook është gjithmonë e hapur për të ndihmuar qeverinë amerikane me të dhëna, por gjithmonë kur këto të fundit nuk shkelin të drejtat e qytetarëve amerikanë.
Gjithashtu Facebook, ka goditur terrorizmin në njoftimin e saj publik: “ Ata që e përdorin rrjetin social për të promovuar dhe planifikuar akte terroriste, nuk kanë vend në shërbimin tonë.”
Kompanitë e tjera teknologjike Google dhe Twitter kanë dalë në mbrojtje të Apple në këtë betejë ligjore. Drejtuesit e Google dhe Twitter, përkatësisht Sundar Pichai dhe Jack Dorsey kanë shkruar mesazhet e tyre mbështetëse në Twitter.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto