BERZH dhe BE mbështesin ndërtimin e interkonjeksionit të energjisë Shqipëri -Maqedoni - Business Magazine Albania

BERZH dhe BE mbështesin ndërtimin e interkonjeksionit të energjisë Shqipëri -Maqedoni


 

Cb0Y-PlWIAAyeEbSot në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në prani të të gjithë kryeministrave rajonalë, Bashkimi Evropian ka konfirmuar synimin e saj për të siguruar një grant prej 12 milionë eurosh për të mbështetur ndërtimin e interkonjeksionit të parë të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë si dhe përmirësimin e rrjetit me infrastrukturën e MEPSO, operatori i sistemit të transmesionit të energjisë elektrike të Maqedonisë.

Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi për shtyp të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Projekti është pjesë e agjendës së nderlidhjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me fonde të siguruara nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

BERZH ka akorduar tashmë një kredi 37 milionë euro për projektin për të rritur integrimin rajonal të tregjeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti tha se mbështetja e projekteve të rëndësishme infrastrukturore rajonale dhe krijimi i tregjeve të integruara të energjisë rrit sigurinë energjitike. “Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike. Ne jemi të kënaqur që do të ketë një kontribut nga BE në këtë projekt shumë të rëndësishëm”, tha Chakrabarti.7-reasons-invest-western-balkans

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, shtoi se ky projekt është pjesë e përpjekjeve të Komisionit Evropian për të mbështetur axhendën e lidhjes së Ballkanit Perëndimor.
“Ndërtimi i kësaj linje të transmetimit do të përmirësojë sigurinë e furnizimit dhe stabilitetin e sistemeve të energjisë të të dy vendeve. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në zhvillimin e një tregu rajonal të energjisë elektrike në të cilin prodhimi dhe kapaciteti i transmetimit mund të menaxhohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të krijuar një korridor Lindje-Perëndim të transmetimit të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, duke përfshirë kabullin e planifikuar nënujor nga Mali i Zi në Itali, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike. Komponentët e efikasitetit të rrjetit të zbatuar nga MEPSO do të sigurojnë gjithashtu që transmetimi i energjisë të jetë efiçent dhe do të përdoren  teknologjitë më të mira në dispozicion.

Projekti ka marrë asistencë teknike nga WBIF për të financuar studimin e fizibilitetit, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social dhe përgatitjen për hartimin kryesor të projektit. Bashkimi Evropian është donatori më i madh i vetëm i BERZH-it. Në vitin 2015 ajo vuri në dispozicion 179 milionë euro, rreth gjysmën e totalit të fondeve të donatorëve BERZH.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0