Docker njoftoi në një postim në blog se punojësi i saj dhe themeluesi i sistemit operativ Debian Linux, Ian Murdock është ndarë nga jeta në moshën 42 vjeçare.
Nuk janë bërë të ditura shkaqet ku kompania nuk dëshiroi të komente ngjarjen. Madje as Policia e San Francisco nuk kishte dijeni rreth shkaqeve të vdekjes. Në llogarinë e tij në rrjetin social ai njoftonte se ishte përfshirë në një incident me policinë dhe se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje.
Murdock krijoi Debian në Gusht të 1993. Në vitet e fundit ai i ishte përkushtuar botës së Linux. Përdoruesë të shumtë të Debian reaguan në mbështetje dhe simpati ndaj figurës së tij në rrjetin social Twitter.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.