Fjala juaj magjike e 2016

Fjala juaj magjike e 2016-ës


Po sikur një fjalë e vetme t’ju bënte më të lumtur dhe të suksesshëm në vitin 2016? Do ta përdornit apo jo? Cila është kjo fjalë magjike? Është në dorën tuaj ta gjeni.

Shumicën e planeve që kemi për Vitin e Ri nuk i realizojmë sepse ne përpiqemi të ndryshojmë sjelljet dhe jo veten tonë. E vërteta është se njerëzit nuk mbajnë dot mend paragrafe dhe fjali të gjata. Një fjalë e vetme është shumë e thjeshtë për t’u memorizuar dhe ndjekur gjatë gjithë vitit.

Më poshtë mund të ndiqni disa hapa të thjeshtë për të gjetur fjalën tuaj të vitit:

1.Shkëputuni nga e përditshmja.

Largohuni nga kompjuteri dhe televizori, mbyllni celularët dhe gjeni pak kohë të meditoni ose të mendoni thellë për Vitin e Ri. Kjo mund të jetë një ecje në qytet, një shëtitje në natyrë ose një shkrim në ditarin tuaj. Këto dhe të tjera metoda mund t’ju ndihmojnë në gjetjen e fjalës suaj. E rëndësishme është të largoheni nga zhurma e së përditshmes dhe të dëgjoni zërin tuaj të brëndshëm.

2. Pyesni veten.

Bëjini vetes tuaj 3 pyetje. Çfarë më duhet? Çfarë më pret? Çfarë duhet të lë pas? Përgjigjuni pyetjes tuaj të parë duke menduar çfarë ju nevojitet dhe jo çfarë dëshironi të keni. Pasi t’i jeni përgjigjur qartë këtyre tre pyetjeve do ta keni më të lehtë të gjeni fjalën tuaj të vitit.

3. Hapeni zemrën tuaj

Mund të shtoni dhe një pyetje tjetër : Çfarë duhet të ndodhë brënda dhe nëpërmjet meje. Kjo është një pyetje e mirë në mënyrë që të ftoni fjalën për t’ju gjetur dhe jo anasjelltas. Pas këtyre pyetjeve me shumë mundësi një ose disa fjalë do dalin në sipërfaqe.

4. Lëre fjalën e vitit t’ju frymëzojë dhe transformojë.

Kjo do të thotë ta bëni fjalën e vitit pjesë të përditshmërisë suaj. Postojeni këtë fjalë në faqen e parë të kompjuterit, celularit apo në murin e dhomës suaj. Është e rëndësishme ta ndani këtë fjalë me njerëzit tuaj të ngushtë, pasi kjo ju ndihmon të qëndroni afër objektivave tuaj. Ta përdorni këtë fjalë me njërëzit që punoni dhe t’i shtyni ata të gjejnë fjalën e tyre magjike për këtë vit do t’ju bëjë më produktivë. Ju gjithashtu mund të gjeni një fjalë të vetme për kompaninë tuaj .

Sa më shumë njerëzve t’i thoni për fjalën tuaj aq më shumë do të shfaqet në jetën e përdithsme. Tani është rradha juaj. Cila është fjala që do ju frymëzojë gjatë Vitit të Ri 2016?

/Inc.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0