Qeveria premton: 4206 USD të ardhura për frymë dhe 3000 USD borxh për secilin

Qeveria premton: 4206 USD të ardhura për frymë dhe 3000 USD borxh për secilin


Shpenzimet – Në 2016-n, qeveria do të shpenzojë 452.1 miliardë lekë ose 1.3 miliardë lekë në ditë ose 314 milionë lekë në minutë

Të ardhurat – Të ardhurat për frymë për vitin 2016, sipas guidës së buxhetit, llogariten 527.7 mijë lekë ose 4206 USD (3827 euro)

Borxhi – Sipas guidës, borxhi për frymë në vitin 2016 është 3748 mijë lekë nga 3588,6 mijë lekë që ishte në vitin 2015

Sa dini ju për buxhetin e shtetit? Me këtë pyetje e nis ministri i Financave, Shkëlqim Cani, mesazhin që hap guidën “Buxheti i qytetarit 2016”, e cila publikohet në ditët e para të këtij viti. “Nëse përgjigjja juaj është ‘jo shumë’, ju nuk jeni të vetmit. Në fakt, pothuajse askush nuk di gjithçka që shkruhet në faqet, tabelat dhe kapitujt e shumtë që përbëjnë buxhetin e shtetit të çdo viti. Por, ne e dimë që juve ju intereson shumë fakti sesi qeveria i shpenzon paratë tuaja. Për këtë arsye kemi krijuar këtë guidë të buxhetit për qytetarët”, vazhdon mesazhi i Canit. Kështu, Ministria e Financave krijon për herë të parë guidën e buxhetit, dokument i cili është dizajnuar në mënyrë të tillë që të mund t’ju ofrojë një lloj “udhëtimi” përmes shifrave. Sipas Canit, në faqet e tij sqarohet sesi qeveria i krijon të ardhurat dhe sesi ajo i shpenzon paratë e saj, sesi Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi e miraton buxhetin, sesi vendi përballon sfida të tilla si: ulja e deficitit buxhetor apo menaxhimi i borxhit publik dhe se çfarë qeveria synon të arrijë me këtë buxhet gjatë vitit 2016. Në vitin 2016, qeveria do të shpenzojë 452.1 miliardë lekë. Me fjalë të tjera, rreth 156 milionë lekë për çdo burrë, grua dhe fëmijë në vendin tonë; rreth 1.3 miliardë lekë në ditë ose rreth 314 milionë lekë në minutë. Qeveria pretendon se ky është buxheti i zhvillimit rajonal, i thellimit të reformave dhe i uljes së borxheve dhe taksave. Shumica e këtyre parave vijnë nga taksapaguesit shqiptarë. Qeveria i shpenzon këto para për një sërë fushash: nga programet e mëdha, siç janë sigurimet shoqërore, ndihma ekonomike, arsimi, shëndetësia e deri tek aktivitetet e vogla. Burimet kryesore të të ardhurave për vitin 2016 pritet të jenë në zërin “të ardhura nga tatimet dhe doganat”; me 67.8% e totalit të të ardhurave. Kontributi në rritjen e të ardhurave prej 4.9%, krahasuar me vitin 2015, sipas qeverisë do të vijë si rrjedhojë e miradministrimit tatimor + 2,5 miliardë lekë, luftës ndaj informalitetit + 8.9 miliardë lekë, efektet e politikave fiskale + 1,44 miliardë lekë, kuadri makroekonomik + 5,9 miliardë lekë, si dhe nga të ardhurat prej faktorëve të tjerë + 2 miliardë lekë. Në buxhetin e vitit 2016, borxhi publik do të reduktohet në 71.3% e PBB-së nga 72.2% që ishte në vitin 2015. Borxhi për frymë në vitin 2016 është 3748 mijë lekë (afro 3000 USD) nga 3588,6 mijë lekë që ishte në vitin 2015. Deficiti buxhetor ulet me 0,7 mijë lekë për frymë në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015. Objektivat makroekonomikë për vitin 2016 janë: një rritje ekonomike prej 3.4% ose 0.7% më e lartë se në vitin 2015, normë inflacioni 2.5% nga 2.1 që ishte vitin që lamë pas, papunësia zbret në 15.5% nga 16.8% që ishte në vitin 2015, ndërsa të ardhurat për frymë llogariten 527.7 mijë lekë ose 4206 USD (3827 euro). Por, si do të ndryshojnë taksat? Në guidë shkruhet se “ndryshon niveli i akcizës së birrës, në funksion të mbrojtjes së prodhimit vendas dhe plotësimit të direktivave të BE-së. Në fakt, prodhuesit vendas mbetën të pakënaqur nga rritja e akcizës së birrës. Efekti në buxhetin e shtetit nga kjo taksë do të jetë negativ -17 milionë lekë. Taksa mbi primet e shkruara të sigurimeve rritet nga 3 për qind në 10 për qind. Efekti në arkën e shtetit është pozitiv me 700 milionë lekë. Nuk bëhet ndonjë koment mbi këtë taksë, e cila do të rëndojë direkt mbi konsumatorin. Aplikimi i rentës minerare për mineralet jometalike do të bëhet në bazë të sasisë, jo të vlerës. Qeveria shpreson të marrë 400 milionë lekë më tepër nga kjo taksë. 400 milionë lekë të tjera do të mblidhen nga vendosja e taksës për makinat luksoze me cilindrat mbi 3000 cm³. Nga ndryshimi i taksës së fjetjes në hotele pritet të mblidhen 425 milionë lekë më tepër. Vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin do t’u kushtojë pronarëve 160 milionë lekë. Përjashtimi nga Tatimi i Thjeshtuar i Fitimit mbi biznesin e vogël të zejtarëve do të jetë i papërfillshëm për buxhetin, ndërsa përjashtimi nga taksat i biznesit të vogël (0% për bizneset me xhiro 0 deri në 5 milionë lekë dhe 5% për subjektet me xhiro 5-8 milionë lekë) sjell efekt negativ -1.3 miliardë lekë për buxhetin. Një kategori që rëndohet nga rritja e pagesës së kontributit për sigurimet janë profesionet e lira, të cilat do t’i paguajnë 1.1 miliardë lekë më tepër shtetit. Ulja e normës së TVSH-së për fermerët nga 20 në 6% ka efekt negativ për buxhetin në masën 400 milionë lekë.

/Gazeta Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0