Organizatorët e Spark.me kanë konfirmuar folësin e dytë të edicionit të këtij viti. Ajo do të jetë Annie Machon. Annie ka shërbyer më parë si agjente pranë Shërbimeve Sekrete Britanike ose siç njihet ndryshe me emrin MI5. Ajo e ka ushtruar këtë detyrë gjatë viteve 90’të, përpara se të jepte dorëheqjen dhe të shpallte publikisht padrejtësitë që kryente agjencia e spiunazhit britanik.
Annie Machon tani është një shkrimtare, komentatore në media të ndryshme dhe folëse publike për tema si: lufta kundër terrorizmit, lufta kundër drogës dhe lufta që ndodh në internet. Ajo tani punon si drejtoreshë e LEAP dhe bashkë-drejtore e Code Red. Gjithashtu Annie Machon është anëtare e Sam Adams Associates dhe mban titullin MA (Hons) Classics nga Universiteti i Kembrixhit.
Organizatorët e Spark.me do të shpallin folësit e tjerë javët që vijnë. Biletat e konferencës mund t’i gjeni në faqen e internetit www.spark.me. Bileta e eventit kushton 250 €. Gjithsesi, organizatorët kanë nxjerrë në shitje 100 bileta me një çmim prej 80€ për blerësit e hershëm dhe 50 bileta për studentët me një çmim prej vetëm 50€. Numri i këtyre biletavë ëshë i limituar dhe do t’ju shitet atyre që blejnë të parët. Biletat mund t’ju jepen personave të tjerë (“ndryshim i emrit të biletës), por nuk do të kenë mundësi rikthimi. Biletat e studentëve do të mund të blihen nga studentët që vazhdojnë studimet bachelor, master, doktoraturë , mjafton të jenë 27 vjeç ose më të rinj.
Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.
Business Magazine Albania mbështet me krenari këtë aktivitet si pjesë e misionit te saj për zhvillimin e startup-eve dhe sipërmarrjes në Shqipëri dhe Rajon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.