Revolucioni i Katërt Industrial

Revolucioni i Katërt Industrial


Pesë vjet më vonë, 1/3 e aftësive që konsiderohen të rëndësishme sot do të ndryshojnë.

Deri në 2020, Revolucioni i Katërt Industrial do të na sjellë  pajisje me inteligjencë artificiale, transport pa shoferë, bioteknologji dhe robotë të avancuar.

Këto zhvillime do të ndryshojnë mënyrën tonë të jetesës dhe të punës. Disa punë do të zhduken, disa do të rriten dhe punë që nuk ekzistojnë sot do të bëhen të zakonshme. Një gjë është e sigurt se punëtorët duhet të përshtaten me aftësitë e reja.

Një raport i ri, “E ardhmja e punëve”, studion aftësitë dhe strategjitë që duhen për të ardhmen e punësimit.

Raporti ka pyetur drejtorët e burimeve njerëzore të kompanive më të rëndësishme globale për sa i përket ndryshimeve që po ndodhin në mënyrën e punësimit, aftësive  që kërkohen dhe ndryshimet teknologjike.

Cilat aftësi do të ndryshojnë më shumë?

Kreativiteti do të jetë një nga tre aftësitë që punonjësit do të kenë më shumë nevojë. Me një ortek produktesh , teknologjish dhe mënyra të reja pune, punonjësit duhet të jenë më kreativë për të përfituar nga këto ndryshime.

Robotët mund të na ndihmojnë  të arrijmë më shpejt objektivat tona, por ata nuk mund të jenë më shumë  krijues se sa njerëzit.

Ndërsa negocimi dhe fleksibiliteti janë ndër aftësitë më të kërkuara të momentit, në vitin 2020 ato do të fillojnë të jenë më pak të nevojshme sepse  kompjuterët do të marrin vendime për ne.

Nga një vëzhgim i Forumit Ekonomik Botëror tregon se kompjuterët me inteligjencë artificiale do të jenë pjesë e bordit të drejtorëve të kompanive të ndryshme duke filluar nga  2026.

Dëgjimi aktiv, i cili konsiderohet si një nga aftësitë më të  rëndësishme sot, do të zhduket nga lista e 10 aftësive më të nevojshme. Ndërsa, inteligjenca emocionale që nuk figuron në dhjetshe, do të bëhet një nga aftësitë më të kërkuara.

Aftesite

Ndryshimet në Industri

Ndryshimet që do të ndodhin do të varen gjerësisht nga industria. Për shembull, media globale ka ndryshuar shumë gjatë këtyre 5 vjetëve.

Shërbimet financiare dhe sektorët e investimit, gjithsesi nuk kanë bërë ndryshime radikale. Ata që punojnë në shitje dhe prodhim do t’ju duhen aftësi të reja teknologjike.

Disa zhvillime janë para të tjerave. Interneti dhe teknologjia “cloud” po ndikojnë se si po punojmë. Inteligjenca artificiale, printimi 3D janë në hapat e parë të përdorimit, por hapi i ndryshimit do të jetë i shpejtë.

Ndryshimi nuk do të presë për ne, liderët e biznesit, mësuesit dhe qeveritë duhe të jenë aktivë për të mësuar këto aftësi të reja që do të na ofrohen nga Revolucioni i Katërt Industrial.

/Forumi Ekonomik Botëror/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0