"Garazh në #Diplohack", eventi i radhës i Garazh

“Garazh në #Diplohack”, eventi i radhës i Garazh


Ambasada e Holandës në Shqipëri dhe Instituti Shqiptar i Shkencave do të mirëpresin një #DiploHack mbi “Zërin i Shoqërisë Civile- Përdorimi i Të Dhënave Publike për të Fuqizuar Përfaqësimin e Shoqërisë Civile’. Ftohen t’i bashkohen eventit përfaqësuesë të shoqërisë civile, gazetarë, programuesë, diplomatë dhe sipërmarrës socialë.

Një #DiploHack kombinon ekspertizën specifike dhe gamën e zotësive të OJQ-ve, sipërmarrësve socialë, zhvilluesve dhe dizenjuesve të teknologjisë dhe ato të diplomatëve, gazetarëve, akademikëve dhe bizneseve për të “hakuar” problemet dhe për të prezantuar zgjidhje inovative.

Ekipet e vogla të përbëra nga përfaqësuesë të shoqërisë civile, një diplomat dhe një programues do të punojnë së bashku për 24 orë për të gjetur rrugëzgjidhje kreative për t’i bërë të dhënat publike të disponueshme për shoqërinë civile. Për herë të parë, do të keni mundësinë të punoni me individë dhe diplomatë të mirënjohur.

Ekipi me idenë më të mirë do të shpallet fitues i Çmimit DiploHack Tirana Award.

Në kuadër të mbajtjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Holanda për gjysmën e parë të 2016-ës, kjo e fundit synon të krijojë më shumë dialog ndërmjet qytetarëve dhe qeverive brenda BE-së. Transparenca dhe të Dhënat Publike luajnë një rol të rëndësishëm në të mirë të debatit konstruktiv publik.

Programi:

29 Janar: 17-18:30 DiploHack: Prezantimi i Sfidave

30 Janar: 10-18:00 DiploHack

30 Janar: 19-22:00 Ceremonia e DiploHack Tirana Award

Për më shumë informacione mund të klikoni në https://www.facebook.com/events/549680045209887/

Të Martën, 26 janar, ora 6:00 PM – 7:30 PM

Godina e Inovacionit
Rruga Papa Gjon Pali II
Tirana, Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0