Trajnimi “STARTING A CONSULTING BUSINESS" - Business Magazine Albania

Trajnimi “STARTING A CONSULTING BUSINESS”


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me Albanian Consulting Network (ACN), organizojnë trajnimin “STARTING A CONSULTING BUSINESS”, në datat 26 – 27 Tetor 2016, tek ambjentet e Hotel Grand.

Trajnimi është i konceptuar për konsulentë të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre mbi profesionin e konsulentit, si krijohet një kompani konsulence, metodologjitë kryesore për të realizuar projekte konsulence, etj. Për më shunë informacione dhe për t’u bërë pjesë  e tij, aplikoni brenda datës 21 TETOR 2016 duke klikuar KËTU :

Gjithashtu, kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në përfundim të trajnimit, Albanian Consulting Network (ACN) dhe BIZNES ALBANIA do të organizojnë takimin “CONSULTANTS TO BUSINESSES” (C2B), DITËN E ENJTE datë 27 TETOR 2016, ORA 17:00, TEK VILA 31, ish blloku Tiranë.

Në funksion të organizimit të këtij takimi, ju lutemi dërgoni një profil të kompanisë tuaj, në gjuhën shqipe, të cilat do të vihen në dispozicion të bizneseve pjesëmarrëse. Për konsulentët, jo anëtarë të ACN, C2B mund të shërbejë si një event prezantues me ACN dhe mundësi e mirë anëtarësimi në të.

Për informacione të mëtejshme mund të shikoni faqen zyrtare:  www.ebrd.com/knowhow  

Për të lexuar më shumë për EBRD vizitoni faqen www.ebrd.com/ic 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0