Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Hungarisë në vendin tonë Antal Heizer gjatë një takimi që pati me ministrin e Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të ministrit Dervishaj thuhet se “gjatë takimit Ambasadori Heizer informoi Ministrin Dervishaj, se duke filluar nga muaji Prill 2017, kompania low cost “Wizzair” do të fillojë fluturimet direkt Budapest- Tiranë. Ambasadori tha se kjo linjë ajrore, fillon operimin falë angazhimit të Qeverisë Hungareze dhe palës shqiptare, për t’i dhënë mundësi rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistëve që duan të vizitojnë Shqipërinë”
Nga ana e tij Ministri Dervishaj falenderoi Qeverinë Hungareze dhe Ambasadorin për këtë lajm pozitiv, dhe theksoi se pala shqiptare është e gatshme të ofrojë çdo lehtësi ndaj kompanive “low cost”. Dervishaj, nënvizoi se ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe i shumë pritur nga qytetarët shqiptar, por që do ti japë një dimesion të ri shkëmbimeve tregtare dhe afrimit të 2 shteteve.
Ministri Dervishaj e njohu Ambasadorin me disa reforma të ndërmarra së fundmi, veçanërisht me atë të Ujit dhe në Transportin Ndërqytetas, ku Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca e Hungarisë në këtë sektor.
Ambasadori tha se biznese hungareze, kanë interes të madh për të parë mundësitë e investimit në sektorin e ujit dhe në transport, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera.
Burimi: illyriapress.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.