Ora inteligjente Glance, iu ndihmon ta bëni çdo gjë në kohë - Business Magazine Albania

Ora inteligjente Glance, iu ndihmon ta bëni çdo gjë në kohë


A e keni parë ndonjëherë orën dhe keni përjetuar në ndjenjë të çuditshme ankthi se mos ndoshta duhet të bënit diçka në atë moment? Me orën e zgjuar Glance, tani do ta keni shumë më të lehtë.

Glance është një orë e zgjuar me një ekran të ndriçuar që komunikon me paisjet e zgjuara si smartphone, orat smart dhe termostatët duke mundësuar kështu një informacion për aktivitetet që duhet të bëni gjatë ditës.

Keni një takim të rëndësishëm këtë javë? Mjafton ta shënoni në telefonin tuaj dhe Glance do t’iu kujtojë në mëngjes duke ndezur një hark ndriçues në orën e takimit dhe duke pasqyruar në ekran emëritimin e takimi (të cilin ju e keni vendosur më parë) me drita LED.

Sa herë keni dalë nga shtëpia dhe pak minuta më vonë iu ka kapur një shi i papritur? Ora Glance iu ndihmon t’i paraprini një dite të keqe me shi dhe pa çadër. Ora Glance do t’iu informojë për tempraturat dhe reshjet e shiut gjatë ditës.

Glance gjithashtu mundëson dhe konsumin e energjisë dhe ujit në shtëpinë tuaj.

Nëse e keni lënë pas dore aktivitetin fizik, Glance do t’iu tregojë ushtrimet që duhet të bëni çdo ditë dhe gjendjen tuaj fizike presionin e gjakut, rrahjet e pulsit, kaloritë e djegura dhe gjithçka tjetër që ju doni të dini.

Çmimi i orës varion duke filluar nga 99$ dhe ajo mund të porositet në websiten e orës Glance.

/LiveSmart.co

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0