Doganat sqarojnë se çdo qytetar që blen online duhet të bëjë në rrugë elektronike deklarimin e thjeshtuar.
Hapi i parë është dërgimi më e-mail i Letërnjoftimit ID në adresën e pagesat@dogana.gov.al, për të mundësuar krijimin e ID në sistemin elektronik të Administratës Doganore.
Më pas për çdo blerje, qytetarët duhet të plotësojnë deklaratën e thjeshtuar, sipas kuadrateve përkatëse duke specifikuar: Përshkrimin e mallrave që kanë blere; Peshën Neto në kg; Vlerën në lekë të tyre, bashkë me kostot e transportit apo të sigurimit të produkteve.
Në formular duhet plotësuar edhe shuma e detyrimit doganor i cili del nga shumëzimi i vlerës së faturës në leke shumëzuar me taksën 22.4 %.
Shumën e detyrimit doganor individi duhet ta paguaj në një nga bankat e nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare, me titullin: Pagesë detyrimi doganor për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke marrë nga banka dhe mandatin e pagesës.
Deklaratën e Thjeshtuar të plotësuar së bashku me mandatin e bankës individi duhet ta dorëzoj në degën doganore dhe vetëm pas kësaj merr mallin e tij.
Burimi: shqiptarja.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto