5 kompani shqiptare bashkohen për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Devoll - Business Magazine Albania

5 kompani shqiptare bashkohen për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Devoll


Pesë kompani shqiptare janë bashkuar në një konsorcium për të ndërtuar një park fotovoltaik ku do të prodhohet energji nga era në zonën e Devollit përkatësisht në fushën e Maliqit.

Kompanitë “GAMMA SOLAR”, “ALFA ENERGY”, “BETA ENERGY”, “DELTA SOLAR” dhe “SOLARIS” kanë shprehur interesin dhe kane paraqitur aplikimin në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës për ndërtimin e parkut të energjisë më erë që pritet të prodhojë 50 MW energji elektrike. Këto lloj investimesh që nuk janë koncensionare kalojnë një procedurë miratimi të veçantë që rregullohet me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave.

Dy kërkesa të ngjashme janë bëre me herët këtë vit për ndërtimin e parqeve energjetike në Vlorë dhe Himarë. Përpjekjet e mëparshme për të investuar në ndërtimin e burimeve të reja energjetike nga era kanë dështuar për shkak të kontestimeve që ato kanë pasur për ndikimin në mjedis. Në vitin 2011, Moncada ishte një tjetër projekt në fushën e energjisë së rinovueshme, nga era, i cili ka mbetur vetëm në letër. I projektuar për të qenë si shoqëria më e madhe e prodhimit të energjisë nga era në Europë, projekti synoi ndërtimin e centraleve të erës në Karaburun dhe në Llogara, me një vlerë gati 800 milionë euro investime.

Gjithashtu në projekt ishte parashikuar edhe ndërtimi i linjës së transmetimit të energjisë në Itali. Ndikimi në mjedis dhe mungesa e mjeteve financiare kanë qenë faktorët kryesorë që çuan projektin drejt shuarjes. Por teksa Ministria e Energjetikës ka futur në proces aplikimin e tretë për ndërtimin e kapaciteteve të prodhimit të energjisë nga era nuk ka finalizuar ende asnjë nga këto investime.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0