Çfarë kërkojnë shqiptarët në Google? - Business Magazine Albania

Çfarë kërkojnë shqiptarët në Google?


Ja se çfarë njerëzit duan të blejnë, bazuar mbi kërkimet që bëjnë më shpesh në Google. Interesant duket rezultati se çfarë kërkon Shqipëria.

Biznesi i rimodelimit të hundës ka shumë shanse të rezultojë një ndër më të suksesshmit në Shqipëri. Agjencia e vlerësimit dhe kërkimit Fixr ka krijuar një hartë që tregon se çfarë kërkohet më shumë në Google për çdo vend.

Për të mbledhur të dhënat, Fixr futi në Google një pyetje të thjeshtë për çdo vend “sa kushton…*?”. Më pas përdorën Google për të përfunduar pyetjen e për të parë shprehjen më të kërkuar.

Në Shqipëri, pyetja më e kërkuar në Google është “se sa kushton një operacion plastik në hundë”.

Pyetja që bëjnë shqiptarët se sa kushton një produkt apo shërbim është shumë e ndryshme nga ajo që duan të dinë p.sh., amerikanët dhe gjermanët, që janë të orientuar nga ushqimi dhe pijet. Edhe vetë studimi e quan pyetjen e shqiptarëve një nga kërkimet më interesante në Europë.

Amerikanët hanë kryesisht ushqime fast food, gjermanët pëlqejnë birrën dhe çdokush në Australi bën sërf. Mendoni se e dini se cili është stereotipi i vendit tuaj? Mendojeni edhe një herë!

Disa rezultate interesante…

Njerëzit në Europë janë shumë praktikë, ata interesohen më së shumti për koston e birrës, jetesës, studimeve.

Në Afrikë, shumica e njerëzve kërkojnë produkte për nevojat jetike… kafshë, ushqime, karburant.

Sa kushton të pilotosh një avion MiG – ishte kërkimi më i shpeshtë në Rusi.

Në Kuvajt njerëzit janë kureshtarë të dinë se sa kushton një Lamborghini.

Amerika e Veriut nuk duket një vend kaq interesant – njerëzit në vendet e Amerikës së Veriut kërkojnë për gjëra të mërzitshme.

Në Amerikën e Jugut, njerëzit pëlqejnë të argëtohen. Birra në Argjentinë dhe … më e bukura nga të gjitha, kapele Panama (kapele tradicionale) në Ekuador.

Jahtet në Monako; operacionet plastike të hundës në Shqipëri, avionet MiG në Rusi… këto janë disa nga kërkimet më interesante në Europë.

Japonezët janë të interesuar për bostanët.

Pothuajse në të gjitha vendet e Afrikës, njerëzit shqetësohen për nevojat jetësore, duke përjashtuar Mauritaninë dhe Sierra Leonen. Në Sierra Leone, produktet më të kërkuara janë diamantet, ndërsa në Mauritani, skllevërit.

Fertilizimi “in vitro” tërheq shumë interes në Australi, ndërsa ironikisht, vazektomia (procedurë kirurgjike që aplikohet për sterilizimin e mashkullit) është termi më i kërkuar në Zelandën e Re.

“Sa kushton toka” është argumenti më i kërkuar në Antarktidë.
Përgjigjja: Toka në Antarktidë nuk mund të blihet…

Sa kushton operacioni plastik i hundës?

E për t’iu përgjigjur interesit të kërkimit në Google, rimodelimi i hundës në klinikat në Shqipëri kushton nga 1200-1800 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0