Pse ka qenë viti 2016, një vit shumë i mirë për shkencën? - Business Magazine Albania

Pse ka qenë viti 2016, një vit shumë i mirë për shkencën?


Shkenca është studimi sistematik i botës rreth nesh, nëpërmjet vëzhgimeve dhe eksperimenteve.

Më poshtë po ju listojmë 10 arsye pse 2016 ishte një vit shumë i mirë për shkencën.

1. Hëna e re (Asteroid 2016 HO3)
Hëna në thelb është një satelit natyror, që sillet rreth tokës në një orbitë të caktuar. Ajo është përgjegjëse për fenomene si baticat e oqeanit, zgjatja e lehtë e ditës dhe eklipsi diellor. Në fakt tërheqja e saj është aq e fortë sa ajo mund të zhvendosë tokën me 0.25 centimetra! Tani sipas shkencëtarëve të NASA-s ne kemi një hënë të dytë, të quajtur 2016 HO3. Në thelb ajo është një asteroid, por ajo po shkon rreth tokës në një orbitë të caktuar si shumë satelitë që njeriu i ka nisur në hapësirë.

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

2. Gurë të dioksidit të karbonit në tokë
Dioksidi i karbonit që është hedhur në tokë mund të shndërrohet në shkëmb të fortë. Ky zbulim do të ndihmojë shkencëtarët në zbulimin e një mënyrë për të mbajtur një ekuilibër të emetimeve të dioksidit të karbonit në Tokë.

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

3. Qelizat që ndihmojnë njerëzit të ecin përsëri
Hulumtuesit në ‘Universitetin Stanford’ injektuan qeliza burimore të modifikuara në trupin e pacientëve, të cilët kishin pasur goditje kronike. Procedura ishte përcaktuar kryesisht si e suksesshme, me të vetmin efekt anësor që pacienti kishte dhimbje koke të lehtë. Ky proces mahnitës shërimi mori rreth gjashtë muaj për të prodhuar qeliza të mjaftueshme për të lejuar lëvizshmërinë. Goditjet ndodhin kur furnizimi me oksigjen i çdo pjese të trurit është i kufizuar.

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

4. Implanti kibernetik
Truri është shumë misterioz. Ai është aq i vogël në krahasim me pjesën tjetër të trupit dhe njëkohësisht po aq i rëndësishëm. Në Universitetin Shtetëror të Ohio-s, mjekët kryen një implant kibernetik, i cili përfshinte vendosjen e një monedhe të vogël në brendësi të trurit të një pacienti që vuante nga paraliza e të katër gjymtyrëve. Në trajtimin të veçantë kirurgjik, bartës i çip-it ishte në gjendje për të lëvizur katër gishtat e tij pas 6 vjetësh. Edhe pse këto zbulime janë shumë të rëndësishme në shkencë dhe mjekësi, ka ende mjaft kohë deri sa ato të jenë në dispozicion për njerëzit.

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

5. Planeti i Nëntë
Të gjithë kur kemi qenë në shkollë kemi menduar se Planeti X do të thotë planeti i 10-të në sistemit tonë diellor (sepse X ishte 10 në numrat romakë), por në fakt nuk ishte kështu. Planeti i X ishte në fakt emri hipotetik i dhënë një planeti pas Neptunit, “para” zbulimit të Plutonit në shekullin e 20. Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë kanë zbuluar grupe masive të materies përtej Neptunit dhe që thonë se “duhet” të jetë planeti i Nëntë, edhe pse ende vetëm në hipoteza.

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

6. Një tjetër zbulim për të miratuar se njeriu e ka prejardhjen nga peshku
Gjithmonë kemi menduar se prejardhja e njeriut është nga majmuni. Sipas shkencëtarëve, Cacefish (një peshk i vogël ngjyrë që jeton vetëm në shpellat gëlqerore në Amerikën e Veriut) evoluoi për të formuar jetën vertebral në tokë. Ky është një lloj peshku që në fakt mund të ecë nëpër mure!

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

7. Ruajtja e përjetshme e të dhënave
Çfarë ndodh nëse keni një pajisje, që mund të ruajë të dhënat për 13,8 miliardë vjet? Kjo është koha e ekzistencës së Tokës. Pajisja mund të ruajë 360 terabajt (Terabytes) të dhëna. Shkencëtarët kanë përdorur xham të nanostrukturuar për të ndërtuar këtë pajisje.

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

8. Super hëna
Çdo vit shkencëtarët mirëpresim super hënën (kur ajo është më afër tokës), por këtë vit hëna mori një vëmendje të veçantë, sepse ka qenë më afër pas 68 vitesh. Kjo ndodhi më 12 nëntor 2016.

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

9. Ulja vertikale e raketës
Deri tani kemi parë raketa të ulen vertikalisht vetëm nëpër filma. Në fakt, raketat nuk mund të ulen vertikalisht për shkak të disa arsyeve si: inercia, graviteti, shpejtësia, fërkimi etj. Mjafton të thuhet se disa raketa u shkatërruan në atmosferë osë u rrëzuan diku në tokë për t’u rizbuluar disa kohë më pas. Kompania private SpaceX ka zbuluar një mënyrë për t’i bërë raketat të ulen në Tokë vertikalisht. Kjo jo vetëm do të bëjë të mundur që NASA të ripërdorë raketat, por gjithashtu të zvogëlojë koston për “ekspedita në hapësirë.”

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

10. Tableta aborti me postë
Ndërkohë që në disa vende zhvillohen protesta kundër abortit, të tjerë janë duke dërguar pilula aborti ‘me postë’ për realizimin e hulumtimeve. Objektivi është për të përcaktuar nëse “tele-abortet” janë të sigurta pasi nënat nuk duhet të shkojnë në klinikë për të. Për momentin studimi është duke u zhvilluar në katër shtete: Hawaii, New York, Oregon dhe Washington dhe kanë marrë pjesë 12 gra.

(Telemjekësia-vendosja e diagnozës dhe trajtimit të pacientit nga larg me anë të teknologjisë së telekomunikacionit).

pse-ka-qene-viti-2016-nje-vit-shume-i-mire-per-shkencen-business-mag

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0