Tarifat që do të paguani në rrugën e Kombit - Business Magazine Albania

Tarifat që do të paguani në rrugën e Kombit


Janë zbardhur tarifat për automjetet, kamionët, autobusët dhe motoçikletat të cilët do të paguajnë një taksë nëse kalojnë në Rrugën e Kombit.

Sipas vendimit për koncesionin të Rrugës së Kombit, taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH. Gjithashtu, janë vendosur edhe koeficientë sipas llojeve të mjeteve që do të kalojnë. Kështu, motoçikletat dhe mjetet e tjera që kanë dy ose tre rrota do të paguajnë gjysmën e taksës, pra kanë një koeficient prej 0.50.

Pra nëse një person me motoçikletë kalon në Rrugën e Kombit do të paguajë 2.5 euro me TVSH. Po kështu koeficienti për automjetet me katër rrota, apo të kategorive B, C dhe D, koeficienti do të jetë 1. Pra taksa do të jetë 5 euro bashkë me TVSH për të kaluar.

Për autobusët dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F koeficienti është 2.25. Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Ndërsa koeficienti për autobusët e rëndë dhe kamionët e mesëm, që hyjnë në kategorinë G, koeficienti është 3.25.

Taksa për ta do të jetë sipas llogarive rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe do të paguajnë plot 23 euro.

Burimi: albeu.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0