Apple, reklama sipas gjendjes shpirterore - Business Magazine Albania

Apple, reklama sipas gjendjes shpirterore


Sikur te mos mjaftonte mosha, gjinia apo gjendja civile per te na shnderruar ne objektiva te reklamave te perzgjedhura qe na serviren gjithmone e me shume ne internet e aplikacione te ndryshme, tashme “Apple” planifikon te shfrytezoje edhe gjendjen tone shpirterore si tregues per reklamat e saj.

Gjigantet e produkteve teknologjike kane regjistruar gjate muajit Janar nje patente, te nje aplikacioni i cili studion sjellje te ndryshme te perdoruesve te “smartphone”, per te kuptuar se si ata ndihen, duke ndihmuar edhe me shume ne klasifikimin e grupit te reklamave qe mund t’i interesojne perdoruesit.

Ky aplikacion bazohet ne studimin e aplikacioneve qe nje person po perdor, te faqeve te internetit qe ai po viziton, nese eshte ne qytetin e tij te banimit apo jashte tij, nese eshte me pushime dhe deri te sa rrahje ne minute po i regjistron zemra.

Qellimi i ketij aplikacioni eshte qe te ndihmoje “Apple” te shenjestroje me mire grupet e reklamave qe i shfaqen perdoruesve te produkteve te saj.

Menyra se si punon aplikacioni eshte nepermjet shkalleve, qe tregojne se çfare gjendje humori ka secili.

Pershembull, kur dikush do te jete me pushime, ka ditelindjen ose pas nje rritje ne detyre, shkalla e humorit do te rritet.

Ndersa pas nje ngjarje te keqe, nje funerali apo largimit nga puna, shkalla do te perkeqesohet, duke bere qe personit t’i shfaqen reklama me te pershtatshme per menyren se si ndihet ne ate moment.

 

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0