ETrade Supply: iPhone me i lire do te lancohet kete vit - Business Magazine Albania

ETrade Supply: iPhone me i lire do te lancohet kete vit


Sipas burimeve te ETrade Supply, nje version me i lire i iPhone-it do te lancohet gjate ketij viti. ETrade Supply eshte nje kompani qe furnizon prodhuesit e telefoneve me pjese te ndryshme.
 
Deri tani raportimet e saj kane qene te sakta. Se fundmi kompania kishte pasur pjese te iPhone 5 para lancimit te saj. Megjithate, pervec ketij konfirmimi, burimet e ETrade Supply nuk dhane detaje te metejshme. Nese i referohemi thashethemeve qe qarkullojne muajt e fundit ne boten e teknologjise, iPhone me i lire mund te ngjaje si nje miks mes iPhone 5, iPod touch-it te ri dhe iPod-it klasik.
 
Persa i perket materialeve te perdorura per prodhimin e tij, sipas disa raportimeve, thuhet se telefoni do te jete i perbere me teper nga plastika, duke reduktuar kostot, por njekohesisht duke e bere me pak jetegjate.
 
Gjithsesi, nje iPhone me i lire nuk do te thote domosdoshmerisht se smartfoni do te jete “i lire” ne kuptimin e plote te fjales. Ndoshta cmimi i tij do te jete me i ulet se i iPhone 5. Gjithsesi, ky model i ri mund te renditet ne kategorine e smartfoneve te zakonshem persa i perket specifikimeve dhe cilesise. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0