Samsung Galaxy mini S4 del pas lancimit te GS 4 - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy mini S4 del pas lancimit te GS 4


Vetem pak kohe pasi u zbulua Galaxy S 4, mediat e teknologjise ne bote filluan te raportonin mbi nje version te vogel te pajisjes , dicka qe ne fund te fundit eshte e logjikshme, duke pasur parasysh se Galaxy S III e ka nje version mini.

Bloomberg raportoi se pas fundit te prillit, kur do te hidhet ne treg Galaxy S 4, pritet te vije edhe nje pajisje tjeter e palajmeruar deri tani. Nese behet fjale per nje alternative te ngjashme sic eshte Galaxy S III mini me origjinalin GS III, atehere me shume mundesi “S 4 mini” do te filloje te shitet vecanerisht ne Evrope si nje version me pak i avancuar se GS 4.

Deri tani thashethemet sugjerojne se pajisja do te kete procesor dual-core 1.6GHz, ekran 4.3-inc dhe kamera 8MP. Nese keto raportime jane te verteta, atehere ky smartphone do te ishte teper terheqes si nje version alternative me pak i shtrenjte dhe me karakteristika mjaft te mira.

Fatkeqesisht, deri ne keto momente nuk kemi detaje zyrtare nga ana e Samsung-ut lidhur me karakteristikat. Gjithsesi kompania ne deklaraten e saj mbi keto raportime as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar ato.

Nje zedhenes i tyre u shpreh vetem se: “Ne nuk kemi lajmeruar mbi ndonje produkt si ai qe permendet ne artikullin e Bloomberg.” (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0