Historia e suksesit të drejtuesit të Starbucks, Howard Schultz

Historia e suksesit të drejtuesit të Starbucks, Howard Schultz


Në vitin 1981, Howard Schultz vizitoi dyqanin e Starbucks coffee në Seattle, një kompani-kliente e punëdhënësit të tij në atë kohë dhe që atëherë rrugët e tyre u dukën të pandashme. Një vit më vonë, një punë e re dhe një udhëtim biznesi në Itali u bënë arsyeja për të për të prezantuar ide që do të ndryshonin shoqërinë amerikane dhe mënyrën se si ajo e kalonte kohën e lirë.

Schultz lindi në 1953 në Brooklyn, New York. Ai është djali i një shoferi kamioni me origjinë gjermano-çifut. Së bashku me dy vëllezërit e tij, Howard jetoi një jetë larg luksit.

Mënyra e varfër me të cilën e trajtuan babanë e tij punëdhënësit, mungesa e sigurimeve dhe përfitimeve sociale bënë shumë përshtypje tek Howard i ri. Më vonë, ndërsa u diplomua nga një universitet elitar, arsimimi që ai kishte fituar në sajë të arritjeve sportive, i dha mundësinë ti bëntë gjërat si duhet për punëmarrësit e ardhshëm.
Në kohën kur Starbucks ishtë një dyqan i vogël kafeje në Seattle. Schultz punonte për Xerox por ndryshoi vend duke marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të një prodhuesi suedez të makinerive të kafesë. Në këtë post, atij ju desh të bënte udhëtime pune shumë shpesh për të parë se si klientët potencialë po bënin biznes. Pasioni i pronarëve dhe aroma e mrekullueshme e kafes së freskët që ai nuhati herën e parë që hyri në dyqan e bënë Hoëard të dëshironte të fillonte punë për Starbucks. Dëshira e tij u përmbush dhe ai zuri punë si drejtor marketingu.

“Nëse doni të ndërtoni një ndërmarrje të madhe, ju duhet të kini kurajon të ëndërroni për ëndërra të mëdha. Nëse ëndërroni për ëndërra të vogla, ju mund tja dilni të ndërtoni diçka të vogël. Për shumë njerëz, kjo është e mjaftueshme. Por nëse dëshironi të arrini një ndikim shumë të përhapur dhe vlerë që zgjat në kohë, bëhuni i guximshëm.”

Kafeja Starbucks
Një udhëtim në Itali në vitin 1982 e frymëzoi Howard. Kultura italiane e kafes e bënë djaloshin të insistonte në adoptimin e modelit të kafeterisë italiane nga Starbucks: kafene të vogla në çdo cep të çdo rruge të cilat shërbenin filxhanë me kafe dhe ku klientët nuk vijnë dhe ikin por e kalojnë kohën e lirë aty dhe e pranojnë atë si një vend takimi social.

Pronarët e dyqanit dështuan të shikonin të ardhmen e ndritur prapa ideve të punonjësit të tyre, një moment që e bëri Howard të hiqte dorë nga puna e tij dhe të themelonte kafeterinë e tij, Il Giornale. 

Pas tre vitesh punë të palodhur, Schultz i bindi themeluesit e Starbucks tja shisnin atij njësinë e tyre me pakicë për shumën 3.8 milion dollarë. Ai menjëherë i ndryshoi emrin brandit të përbashkët të kafesë dhe pati si qëllim krijimin e një prej kompanive më të njohura në Amerikë. Në 90-n, kompania u zhvillua me shpejtësi të madhe. Ajo u bë publike dhe i shumëfishoi fitimet e pronarit.
Përveç dhënies së një shansi njerëzve të bisedonin me miq në një vend ku mbizotëronte dhe servirej kafeja, arritja më e madhe e Schultz ishte përmbajtja ndaj idesë së përfitimeve sociale për punonjësit e tij, përfitime të cilat të atit ja kishin  mohuar prej shumë vitesh. Edhe sot e kësaj dite, punonjësit e Starbucks njihen për besnikërinë e tyre ndaj përfaqësuesve të menaxhimit.

Starbucks shërben kafe me madhësi të ndryshme filxhanësh si dhe kafe të bërë në çast, çaj, lëng frutash, produkte të pjekura dhe sallatra të ndryshme. Starbucks po e rrit gamën e produkteve vazhdimisht, gjithnjë duke u përpjekur të kapë horizonte të reja. Sot, pjesa më e madhe e vendeve ku operon Starbucks janë të zotëruara nga kompania. Me më shumë se 17,000 dyqane në të gjithë botën, shumë besojnë se Starbucks është një franchise por me një përjashtim, Starbucks mund të nënskruajë kontrata me kompani të tjera.
Schultz është aktualisht në vendin e 311 në listën prej 400 vetash të Forbes me një pasuri prej 1.5 miliardë dollarë. Howard Schultz njihet ndërkombëtarisht si pionier në krijimin e dyqaneve të kafesë me pakicë ashtu edhe për menaxhimin e biznesit. Ai njihet gjithashtu edhe për dëshirën e tij të pashtershme në zgjerimin e biznesit dhe aftësive të tij për të arritur tregje të reja dhe mbi të gjitha për ti siguruar siguri dhe rehati punonjësve të tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0