Kartmonedha e re 20 € do të fillojë të qarkullojë më 25 Nëntor 2015. E shfaqur vetëm javën e kaluar, ajo përfshin një tipar inovativ sigurie në formën e një “portreti të dritares” të vendosur në hologram. Kur kartmonedha shihet kundrejt dritës, dritarja bëhet transparente dhe shfaq një portret të figurës mitologjike të Europës, e dukshme në të dyja anët e kartmonedhës.
Gjithashtu kartmonedha e re e 20 €, ashtu si karmonedhat e reja të 5€ dhe 10€, përfshin numrin 20 në ngjyrë jeshile të fortë (emerald) si dhe një portret të figurës së Europës si në ujëra.
Si ishte:
Si është:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
