Me 11 shkurt 2015 u zhvillua ne Tirane, prane Rezidences se Italise aktiviteti i prezantimit te projektit te ndihmes ndaj Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te Republikes se Shqiperise.
Projekti eshte vendosur ne kuader te programit te OECD-se Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim) Tax Inspectors Without Borders – TIWB, i miratuar formalisht gjate G-20 te Shen Pjeterburgut ne shtator te 2013-tes, dhe qe ka per qellim transferimin e njohurive dhe te kompetencave, ne fushen e auditit, Administratave tatimore te vendeve te treta, nepermjet nderhyrjes me asistence teknike ne fushen e taksimit te drejtperdrejt ose indirekt.
Qellimi eshte te perforcohet bashkepunimi operativ ndermjet Shteteve permes shkembimit te “know-how” dhe te “best practices” ndermjet Administratave tatimore, duke u perqendruar kryesisht ne fenomene tatimore nderkombetare.
Ne kete kontekst Administrata Tattimore shqiptare (Albanian Tax Directorate – ATD) i eshte drejtuar OECD-se qe te aderoje duke kerkuar asistence teknike nga Italia me qellim perforcimin e kompetencave te veta teknike, mbi transferimin e çmimeve te aplikuara nga shoqeri qe i perkasin te njejtit grup shumekombesh ne trasferimin e te mirave dhe ofrimin e sherbimeve.
Projekti parashikon tranferimin e nje funksionari te Agjensise se Taksave italiane prane strukturave te Administrates tatimore shqiptare per nje periudhe gjashtemujore qe mund te rinovohet deri ne nje vit.Ne aktivitetin e prezantimit te ketij projekti, i zhvilluar prane rezidences Italiane, moren pjese Ambasadori i Italise, Massimo Gaiani, Ministri i Financave te Republikes se Shqiperise Shkelqim Cani, dhe Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Brisida Shehu. Gjithashtu moren fjalen ne kete aktivitet Drejtori Qendror i Verifikimeve te Agjensise se Taksave Aldo Ipolito, dhe Diego Gonzales, Transfer Pricing Advisor,Tax and Development Programme prane OECD-se.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto