Brenda disa muajve pritet te nise puna ne terren per ndertimin e rrugeve te aksesit te gazsjellesit TAP. Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri, u takua dje me Kjetil Tungland, Drejtori ne largim i TAP AG dhe Ian Bradshae, Drejtori i ri Menaxhues i TAP AG.
Ministri Gjiknuri ka shprehur gatishmerine e pales shqiptare per te mbeshtetur realizimin e ketij projekti duke synuar njekohesisht maksimalizimin e perftimeve ekonomike te vendit tone nga kalimi i ketij gazsjellesi. Ministri Gjiknuri tha se tanime eshte siguruar fondi dhe po punohet per masterplanin e gazit ne Shqiperi, ndersa ne bashkepunim me qeverine e Azerbaxhanit dhe kompanine shteterore te naftes SOCAR do te mundesohet hartimi i studimit te fizibilitetit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto