Gjiknuri: Humbjet ne rrjet nuk reflektohen tek çmimi i energjise. Mbrojme konsumatorin - Business Magazine Albania

Gjiknuri: Humbjet ne rrjet nuk reflektohen tek çmimi i energjise. Mbrojme konsumatorin


TIRANE- Ministri i Energjetikes, Damian Gjiknuri ne nje konference per mediat tha se sektori energjetik ne vend eshte duke shkuar ne rrugen e duhur. Sipas tij kete vit jane mbledhur 45 milione dollare me shume arketime dhe jane permiresuar humbjet me 7%.

Gjiknuri vleresoi se reformimi i ketij sistemi ka per qellim permiresimin e furnizimit me energji, dhe uljen e humbjeve. Ai la te kuptohet se reforma do perfshije edhe çmimin, por pa prekur konsumatorin familjar dhe ate ne nevoje.

“Energjia eshte nje nga problemet me kritike per te gjitha shtetet e botes. Reforma qe ne synojme produktet i jep pas disa vitesh, ne fund te ketij mandati synojme qe sistemi te jete likuid te ece me kembet e veta. Gjate ketyre viteve ka pasur humbje si pasoje e keqmenaxhimit nga qeveria e Berishes. Persa i perket çmimit ne me politikat tona do mbrojme konsumatoret. Konsumatoret ne nevoje nuk do preken nga reforma ne sistemin energjetik. Energjia ka nje kosto”, tha Gjiknuri.

“Vitin qe vjen do te reduktojme sa me shume humbjen ne rrjet. Ka 4 vjet qe nuk eshte reflektuar, indeksuar çmimi i energjise. Humbjet ne rrjet nuk i reflektojme tek çmimi i energjise, aty do perfshihen elementet teknike per çmimin”, tha Gjiknuri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0