Yunus Social Business hap aplikimet për Programin e Nxitjes së Biznesit (Accelerator Program 2015) - Business Magazine Albania

Yunus Social Business hap aplikimet për Programin e Nxitjes së Biznesit (Accelerator Program 2015)


Yunus Social Business Global Initiatives (YSB) është një organizatë ndërkombëtare që mbështet biznesin social përmes inkubimit dhe financimit të sipërmarrësve lokalë për të ndërtuar zgjidhje për problemet social në mënyrë financiarisht të qëndrueshme. E bashkëthemeluar nga Laureati i Çmimit Nobel për Paqen, Profesor Muhammad Yunus, dhe me zyra qendrore në Gjermani, YSB ka prezencë lokale në 8 vende, përfshirë Shqipërinë dhe veprimtari në shumë vende të tjera. Që prej viti 2011, YSB ka investuar më shumë se 7 milion Euro në 26 biznese sociale në vende të ndryshme të botës, ka mbështetur më shumë se 400 sipërmarrës dhe ka ndikuar pozitivisht në jetët e më shumë se 200,000 personave.

Yunus Social Business Albania e filloi veprimtarinë e saj në Shqipëri në mes-2012 dhe sakaq ka ndihmuar në krijimin dhe financimin e një numri biznesesh sociale të suksesshme. Ajo ka mbështetur shumë sipërmarrës aspirantë me trajnime, kualifikime profesionale, këshillim intensiv dhe financime, si dhe me akses në rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vijim të suksesit dhe mirëpritjes nga pjesëmarresit e dy edicioneve të mëparshme të Programit të Përshpejtimit të Biznesit, e me kërkesë të aktorëve të ndryshëm në rajon, YSB Albania po e shtrin tashmë veprimtarinë e saj në vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Bosnie-Herzegovinë dhe Serbi) duhe evoluar në YSB-Balkans. Kjo përfshin jo vetë hapjen e Programin e Pershpejtimit te Biznesit por dhe mundesive të investimit me qëllim nxitjen e sipërmarrjes dhe iniciativave të biznesit social në këto vende.
Në këtë kuadër, Yunus Social Business Balkans, në bashkëpunim me një sërë partnerësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shpall tani thirrjen e aplikimeve për edicionin e tretë të Programit të Përshpejtimit të Biznesit (Accelerator Program), i cili do të mbahet gjatë periudhës Nëntor 2015 – Shkurt 2016. Ky program është një mundësi unike për sipërmarrësit e rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të zhvillojnë aftësitë personale dhe të lidershipit, të testojnë dhe zhvillojnë modelet e tyre të biznesit, të kualifikohen në fushën e sipërmarrjes, të përfitojnë mentorim nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të bëhen pjesë e komunitetit ndërkombëtar të YSB, të sigurojnë akses direkt në një komunitet të gjerë sipërmarrësish e biznesesh inspiruese, si dhe mundësi për mbështetje financiare për bizneset me potencial për impakt social.

Aplikimet janë të hapura nga data 20 Korrik deri në 30 Shtator 2015 për sipërmarrës të interesuar dhe sipërmarrës aspirantë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia-Herzegovina dhe Serbia që janë mbi moshën 20 vjeç dhe që kanë një startup/mismë biznesi që ka impakt social në këto vende.

Nismat e pranueshme të biznesit duhet të jetë në fazën e planifikimit të hershëm, të zhvillimit të prototipit të produktit/shërbimit apo në fazën e rritjes. Aplikimet bëhen duke plotësuar formularin elektronik direkt në platformën e aplikimeve: www.applications.yunussb.com/balkans2015
Me synimin për të informuar, frymëzuar dhe ndihmuar aplikuesit në zhvillimin e aplikimeve dhe mismave të tyre të biznesit, do të mbahen aktivitete të veçanta gjatë periudhës së aplikimeve në Tiranë, qytete të ndryshme në Shqipëri si dhe në vendet e rajonit të përfshira në program. Këto aktivitete do të jenë një mundësi shtesë për aplikuesit për të konsultuar niamat e tyre me ekspertë dhe sipërmarrës të tjerë aspirantë si dhe për të marrë këshillim më të thelluar mbi përgatitjen e aplikimeve.

Më shumë informacion mbi Accelerator Program 2015, aktivitetet informuese si dhe datat e rëndësishme mbi aplikimin gjendet në www.yunussb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0