AMC tani Telekom Albania, i bashkohet Deutsche Telekom (FOTO) - Business Magazine Albania

AMC tani Telekom Albania, i bashkohet Deutsche Telekom (FOTO)


Telekom Albania është emri i ri i kompanisë lider të telekomunikacionit në Shqipëri. Kompania AMC e cila solli komunikimin e lëvizshëm në vendin tonë, pas 20 vitesh ndërron identitet por jo mision, shërbimet më të mira me çmime të ulëta.

AMC, kompania e cila solli për herë të parë komunikimin e lëvizshëm në Shqipëri, ndërron identitet, duke u kthyer në Telekom Albania.

Kompania lider e telekomunikacionit,
për të ofruar ashtu si në 27 vendet europiane, shërbime inovative me tarifa të ulëta, si edhe teknologjinë 4 G.

“Çaste që na lidhin”, është slogan i ri i kompanisë, sepse për Dimitris Blatsios, Drejtorin Ekzekutiv të Telekom Albania, telekomunikim do të thotë mbi të gjitha, ndarje eksperiencash

Dimitris Blatsios: “Sot kthejmë faqe, AMC kthehet në Telekom Albania, për ti ofruar kësaj kompanie gjigande një të ardhme të shkëlqyer. Vetëm fakti që Deutsche Telekom na beson markën tregon besimin dhe angazhimin tonë për të qëndruar gjatë në Shqipëri. Në 19 vite ne kemi investuar këtu 600 milion euro”, tha Blatsios.

Kryeministri, Edi Rama, e çmoi AMC dallëndyshen e parë në rrugën e progresit teknologjik të Shqipërisë dhe u shpreh i inkurajuar për praninë e Deutsche Telekom në vendin tonë.

Edi Rama: “Dua të besoj që ardhja e këtij operatori të madh europian është në të njëjtën kohë edhe një shenjë kuptimplotë e një tregu që është në rrugën e stabilizimit për nga rregullueshëmria dhe besueshmëria”.

Deutsche Telekom është një kompani lider në vite me 151 milion abonentë dhe vetëm në 2014, të ardhurat e saj financiare arritën në 62.7 miliard euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0