Gazetari i njohur nuk tweet, Twitter nuk është mjet reklamimi - Business Magazine Albania

Gazetari i njohur nuk tweet, Twitter nuk është mjet reklamimi


Gazetari, David Remnick, i cili është fitues i Çmimit Pulitzer, thotë se është “mizorisht efiçent” me kohën e tij.

Dhe puna e frutshme e kryeredaktorit të një prej revistave më prestigjioze në botë, të përjavshmes The New Yorker, e tregon këtë.

Autori i gjashtë librave dhe redaktor i shumë antologjive është shumë i kujdesshëm që të mos e humbë kohën dhe kjo përfshin edhe përhumbjen në mediat sociale.

Ai i tha Business Insider të hënën e kaluar se ndërsa hyn shpesh në Twitter për të parë se çfarë kanë postuar njerëzit rreth çështjeve të ndryshme, ai mbetet i kujdesshëm ndaj “rrezikut se mos përfundon në tunelin e hapur nga krimbi.”

Për më tepër, atij nuk i bën shumë përshtypje mënyra se si përdoren mediat.
“Nuk postoj në Twitter (nuk tweet) më së shumti sepse kam vënë re se disa të tjerë që bëjnë një punë si timen, përfundojnë duke bërë postime promocionale, e cila është e mërzitshme, ose shkruajnë dicka gjysëm të menduar mirë e cila do të përdorej në një mënyrë më të mirë në një artikull të marrë më shumë në konsideratë,” tha ai për Business Insider.

Por ai shtoi se kur media sociale, përdoret me kujdes, ajo mund të kthehet “në një mjet të jashtëzakonshëm.”
“Unë e përdor median sociale në shumë forma. Asnjë prej tyre shumë origjinale. Për shembull, kur por raportoj për një artikull, të themi, rreth Lindjes së Mesme, e përdor Twitter si një mënyrë për të ndjekur zërat rreth aspekteve të ndryshme të një çështjeve, jo vetëm të dëgjoj se çfarë mendojnë ata por edhe të lexoj se çfarë rekomandojnë ata. Ose kur ka histori të mëdha, dëgjon gjëra të mrekullueshme që janë me vlerë në jetën reale.”
Megjthatë bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve është shumë i ndërgjegjshëm se si e harxhon dhe se si nuk e harxhon kohën e tij.

“Jam shumë i kujdesshëm që të mos harxhoj kohën në mënyrë të panevojshme,” tha ai. “Kjo është beteja moderne – të mos konsumosh atë që është kot. ”
Gazetari i njohur e quan përdorimin e Twitter si një mjet reklamimi një përqasje të gabuar. “Duke bërë kështu, ju nuk i bashkoheni ndonjë bisede. Ju po reklamoni. Ky është një lloj gabimi. Dhe tjetra do të ishte ndarja e një informacioni pa u menduar.”

Që nga koha që Remnick u bë kryeredaktor i The New Yorker, kjo e fundit ka marrë afërsisht 150 nominime për National Magazine Awards dhe ka fituar 37, thotë uebsaiti.

Në vitin 2000, Remnick u quajt Redaktori i Vitit për Epokën e Reklamimit.
Remnick fitoi Cmimin Pulitzer për Librin “Lenin’s Tomb: The Last Days of the Soviet Empire.” (Varri i Leninit: Ditët e Fundit të Perandorisë Sovjetike.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0