I ftuari i Startup Grind Tirana, një kontribues i zhvillimit të ekonomisë shqipëtare - Business Magazine Albania

I ftuari i Startup Grind Tirana, një kontribues i zhvillimit të ekonomisë shqipëtare


Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në rajon, lider i tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë, do të jetë i ftuari special i radhës në Startup Grind Tirana që do të zhvillohet më 24 shtator në orën 17.30 në mjediset e Proktik ICT Resource Center. 

Ponari pason  një figure të rëndësishme në sferën e sipërmarrësve botërore, investitorin turk, Baybars Altuntaş, i cili u ftua nga Startup Grind Tirana majin e kaluar duke shkaktuar nje jehone ne media dhe qarqet e biznesit ne vend.

Ponari themeloi në vitin 1999  SIGAL UNIQA fill pas procesit të privatizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri.
Duke pasur vizionin e duhur kundrejt ekonomisë së tregut dhe qëllimeve konkrete të zhvillimit, Ponari bëri të mundur realizimin e marrëveshjes me American Fund që ishte investitori i parë i huaj që depërtoi në tregun e sigurimeve në 2003. Një histori tjetër suksesi ishte marrëveshja me një investitor strategjik si UNIQA INSURANCE GROUP që është aksioner kryespr i kompanisë (68.64%) dhe një nga garantuesit më të mëdhenj të tërë tregut të sigurimeve.

Përveç përfshirjes së tij në industrinë e sigurimeve, Ponari ka ndikuar fort në zhvillimin e ekonomisë shqipëtare dhe financat e vendit ndërsa menaxhon dhe drejton shumë bzinese të tjera që operojnë suksesshëm në Shqipëri dhe në rajon.

Kontributi i madh dhe spikatës i Z. Ponarit është një ndër faktorët kryesorë  që shumë institucione shqipëtare dhe ndërkombëtare e kanë emëruar atë anëtar bordi: Shoqata e Investitoreve te Shqiperise, Agjensia  e Zhvillimit të Investimeve Shqiptare,  Dhoma Amerikane e Tregtise e te tjere. Që nga viti 2009, Z. Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

—-

►Vendi i aktivitetit
Protik ICT Center, “Papa Gjon Pali” Street, Nr 3, Tirana

►Axhenda:
17:30 Networking and Food
18:30 Fireside Chat
19:30 Networking

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0