Prezantohen dy makinat e fundit të Mercedes Benz

Prezantohen dy makinat e fundit të Mercedes Benz


mercedessGjigandi gjerman i makinave Mercedes ofron një dizajn të veçantë, sensual dhe ekskluziv, E-Class Coupe dhe Cabriolet. Modeli elegant sportiv do të ketë premierën e tij botërore në Frankfurt motor show.
Modeli vjen me një regjim sportiv i cili është përmirësuar për të ofruar udhëtim të rehatshëm.

 

 

mercedesssMercedes S 500 Cabriolet ka një motor V8 dhe prodhon 455 kuaj fuqi,në mënyrë të kombinuar makina harxhon për100 km 8.5 litra benzinë. Modelet e re reja kanë një transmision Inovativ 9G TRONIC me 9 shpejtësi automatik.
Mercedes AMG S 63 4MATIC Cabriolet, ofron një motor 5.5 litra V8 biturbo me mbi prodhimin e 430 kË i cili ka 585 kuaj fuqi, makina nga 0 në 100 km/h arrin për 3.9 sekonda.
Ndryshimet më të mëdha janë në kabinë, modelet vijnë të pajisura mirë dhe vendet janë multicontour, gjithashtu kemi sistemin e infotainment me Apple CarPlay dhe një sistem të kontrollit automatik për klimë.

 

Burimi: http://lajmifundit.al/2015/09/prezantohen-dy-makinat-e-fundit-te-mercedes-benz/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0