Kjo deklaratë vjen si pjesë e fushatës ‘Connect The World’ të Zuckerberg në bashkpunim me One, një organizatë e cila ka si qëllim të luftojë varfërinë. Në deklaratë shkruhej se kur njerëzit kanë akses dhe njohuri për internetin, ata kanë akses në mundësitë që e bëjnë jetën më të mirë për të gjithë ne. Interneti i përket çdokujt ndaj ai duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë.
Njëkohësisht Zuckeberg i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që ta konsiderojnë aksesin e internetit si një prioritet global. Përmes një postimi në Facebook, themeluesi Mark Zuckerberg u shpreh se aksesi në internet është një element i domosdoshëm në jetën e çdokujt. Nënshkrues të tjerë të kësaj deklarate ishin dhe themeluesi i Wikipedia, Jimmu Wales dhe Mo Ibrahim nga Mo Ibrahim Foundation. Ndërkohë themeluesi i One, Jamie Drummond deklaroi se aksesi në internet është një katalizator i lirisë, drejtësisë dhe dinjitet të çdo personi. Këta themelues i bënë thirrje çdo shteti që ata ti bashkoheshin iniciativës së tyre.
Aktualisht në botë ekzistojnë 3 miliard njerëz që nuk kanë akses në internet. Facebook po mundohet të reduktojë këtë numër përmes projektit Internet.org i cili u lançua fillimisht në Indi ku i ofron shtetasve të saj akses falas në një grup uebfaqesh të caktuara. Zuckerberg shtoi se uebfaqe të tjera do ti shtohet nismës Internet.org. Nëse të gjitha kompanitë teknologjike do të ndërmerrnin një iniciativë të ngjashme me Facebook, atëherë çdo banor i botës do të mund të aksesonte internetin, një element sot i domosdoshëm për çdokënd. Shpresojmë që kjo të bëhet e mundur në vitin 2020.
Burimi: PC World Albanian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.