Fondacioni Kërkimor i Studentëve të Wisconsin, autorët e shpikjes së Universitetit të Wisconsin-Madison, ka thënë se për ta është shumë e rëndësishme që të merrej ky vendim për ruajtjen e të drejtave të autorit dhe mbrojtjen nga përdoruesë të paautorizuar.
Gjykata vendosi se Apple kishte inkorporuar teknologjinë e mikroçipit, e cila ishte e patentuar, në disa iPhone dhe iPad-ë pa autorizim.
Si kundërpërgjigjie e kësaj të fundit, Apple është shprehur se do të apelonte dhe kishte refuzuar të bënte deklarata të mëtejshme.
Trupi gjykues i ka dhënë të drejtë autorëve të teknologjisë së mikroçipit me 165 milionë $ më pak se pretendimi i tyre real.
“Ky është rasti ku puna e zellshme e kërkuesve të universitetit tonë dhe integriteti i patentimit dhe liçensimit të zbulimeve të reja ka mbizotëruar”, është shprehur drejtori i manaxhimit të Fondacionit te Kërkuesve të Wisconsin-it.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto