Para se të hidhni një hap të rëndësishëm në fushën e sipërmarrjes, shumë dyshime janë ngritur në mendjen tënde. Shoqëria na shtyn që në fillim të shohim disavantazhet e të qënit sipërmarrës.
Rreziku i humbjes së parave, shkëputja nga rehatia që të ofron përditshmëria, frika nga dështimi…dhe lista mund të vazhdojë.Pavarësisht hijeve të dyshimit, Bota e Startup-it tërheq çdo ditë e më shumë miliona të rinj. Ndoshta pasi të lexoni këtë artikull do t’iu duhet të rimendoni zgjedhjet tuaja.
1. Pavarësi financiare. Puna juaj krijuese pasqyrohet menjëherë në të ardhurat tuaja. Besomëni, paraja nuk e blen lumturinë, por e sjell atë më pranë jush.
2. Diçka për të treguar. Kur prezantohesh para të tjerëve që je një sipërmarrës, vëmendja e tavolinës shkon e gjitha tek ty.
3. Lehtësira fiskale. Sipërmarrësit e rinj janë gjithmonë të avantazhuar nga politikat lehtësuese të qeverive largpamëse.
4. Krenari. Kur arrin të përjetësosh idetë e tua, është një ndër kënaqësitë më të bukura që njeriu mund të marrë në këtë botë. Ti fillon të besosh më shumë në realizimin e ëndrrave!
5. Koha e lirë. Fillimisht do t’iu duhet të punoni me orë të tejzgjatura dhe të ardhurat do të jenë të pakta. Me rritjen e biznesit ju do të krijoni një orar siç e dëshironi dhe raporti para-kohë do të jetë në favorin tuaj.
6. Rrethi shoqëror. Sipërmarrësit jane ndër miqtë më të mirë që mund të keni! Ata janë frymëzuesë, energjikë, mendjehapur dhe gjithmonë në përmirësim të vetvetes. Një sipërmarrës është me të vërtet përjetësimi i shprehjes “Zgjidhe shokun më të mirë se vetja”.
7. Ndihmoni komunitetin. Sipërmarrësit janë lokomotiva e zhvillimit të qëndrueshëm të një shoqërie. Janë punëkrijuesit e vërtetë dhe pasuria natyrore e kombeve moderne.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.