Thuajse një javë pas pezullimit të 300 punonjësve nga puna, CEO i Twitter Jack Dorsey i bën një dhuratë të madhe kompanisë.
Themeluesi i Twitter planifikon t’u japë një të tretën e aksioneve me vlerë rreth 200 milionë dollarë, që përbëjnë 1% kompanisë , punonjësve të tij. Dorsey e ka njoftuar lajmin më 15 tetor të këtij muaji.
Duke thënë se “më mirë të zotërosh një pjesë të vogël të diçkaje të madhe, se sa një pjesë të madhe të diçkaje të vogël,” , kjo është lëvizja e Dorsey-t e cila po kërkon ta ndihmojë Twitter-in të rritet.
Kjo lëvizje strategjike e Dorsey-t vjen në një kohë shumë delikate për kompaninë në tentativa për të rritur përqindjen e përdoruesve të rrjetit social ‘Twitter’. Dorsey pushoi nga puna 336 punonjës, 8% e të cilëve nga stafi i tij, vetëm pak ditë pas riemërimit për herë të dytë si CEO i rrjetit social. Pezullimet u bënë në pjesën më të madhe nga departamenti i inxhinierisë, pasi ai mendonte se puna do të shkonte më mirë me një skuadër më të vogël.
Pavarësisht se sipas Dorsey-t ‘investimi’ te punonjësit do të ndihmojë Twitterin të rritet, vendimi ka shumë gjasa që më tepër të rrisë moralin në rradhët e kompanisë pas lëkundjeve nga pezullimet e fundit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.