Skandali i emetimeve të Volkswagen-it

Volkswagen na “mëson” si ta pësosh


Por për prodhuesin e makinave rrjedha e ngjarjeve ndryshoi dhe e mërkura ishte konfirmimi i saj. Volkswageni raportoi një humbje neto prej 1.84 miliardë dollarësh për tremujorin e tretë të vitit aktual, një rënie e rrëpirtë e fitimeve të kompanisë nga 3.3 miliardë dollarë që raportoi gjatë të njëjtit tremujor nga viti i kaluar.

Arsyeja e vetme ishte mashtrimi në lidhje me emetimet e kompanisë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. VW thotë se për këtë arsye ka vënë mënjanë 7.3 miliardë dollarë për të mbuluar kostot iniciale të riparimit të makinave me motorrët ‘diesel’ të naftës dhe për zhdëmtimin e zotëruesve të makinave. Analistët thonë se kjo shifër do të rritet në muajtë që do të vijojnë.

Në fakt, VW priste që të ardhurat neto të 2015-ës të ishin shumë herë më të vogla se bilanci i 2014-ës.
Volkswagen ka ndërprerë shitjet e makinave me motorrë diesel në SHBA, aty ku mashtrimi u zbulua fillimisht më 18 shtator. Kompania e pranoi se motorrët e tyre ishin të pajisur me një ‘pajisje shkatërrimtare’, e cila lejonte që matjet e emetimeve në atmosferë të rezultonin përqindje normale, kur në fakt makinat i tejkalonin standardet e emetimeve të dëmshme në atmosferë.

Kjo pajisje ndodhet e pranishme në 500,000 makina në SHBA dhe 8.5 milionë të tilla në Evropë. Gjithashtu nën hetim janë edhe tregje të tjera ku VW shet makinat e saj, duke përfshirë këtu Afrikën e Jugut, Japoninë dhe Kinën.

Skandali për rrjedhojë solli pezullimin e shefit ekzekutiv Martin Winterkorn dhe ka krijuar një kaos për pasardhësin e tij, Matthias Muller. Edhe vetë VW e pranon se nuk ka dijeni se si do të dalë nga kjo situatë.

Alexander Dobrindt, ministri federal i transportit dhe infrasrukturës dixhitale, ka thënë për gazetarët në Washington se kompanisë do t’i duhet më shumë kohë para se të bëjë publike një plan skedulimi për rregullimin e automjeteve në SHBA.

“Nuk ka ende plane për të tërhequr mbrapsht automjetet, nuk kemi ende një politikë të qartë se si do të menaxhohet situata në aspektin teknik,” ka thënë ai, sipas Bloomberg. “Do të na duhen edhe disa javë para se të kuptojmë se si mund të bëhen modifikimet teknike.”

Dobrindt thotë se ligjet rregullatore të SHBA-ve po e konsiderojnë çështjen thjesht si një problem të rradhës që po prek konsumatorët amerikanë dhe jo si një skandal më i gjërë që prek gjigandin e prodhimit të automjeteve.

CEO i ri VW, Muller thotë se strategjia e implementimit do të fillojë në Janar, e cila pa dyshim do të vendosë kompaninë nën trysni për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Drama” e VW-it nuk mbetet në kufijtë e humbjeve kolosale financiare. Fatkeqësisht ajo po përballet me humbjen e dominancës si prodhuesi më i madh i automjeteve në botë. Gjatë verës që sapo kaluam,VW mori udhëheqjen mbarëbotërore, por nuk vonoi dhe shumë shpejt kur liderja japoneze Toyota rimerr titullin “kampione bote.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0