Sa inovative është Shqipëria?

Sa inovative është Shqipëria?


Cili është vendi më inovativ në botë?

Jo më larg se pak ditë më parë Universiteti Cornell, Shkolla e Biznesit INSEAD dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale kanë publikuar një raport në të cilin renditen 140 vende dhe ekonomi në mbarë btën sipas nivelit të inovacionit duke na përftuar Indeksin Global Për Inovacionin (The Global Innovation Index 2015). Renditja bazohet në 79 treguesë. Kryesojnë listën Zvicra, Britania e Madhe, Suedia, Hollanda dhe Amerika.

Shqipëria renditet e 87-ta ndër 140 shtete, 8 pozicione më lartë se në 2014. Ndonëse një vend me të ardhura për frymë mbi mesataren (PBB $ 9,903.5), sot ajo vlerësohet si inefiçente në inovacion. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria mbetet mbrapa. Ky vlerësim bazohet në 79 tregues të ndarë në 7 kategori kryesore: 1) Kuadri institucional; 2) Kapitali njerëzor dhe puna kërkimore; 3) Infrastruktura; 4) Sofistikimi i tregut; 5) Sofistikimi i biznesit; 6) Produktet teknologjike dhe intelektuale; dhe 7) Produktet kreative. Tabela e mëposhtme tregon renditjen e Shqipërisë në secilën prej kategorive.

inno

Ndërsa kuadri institucional dhe infrastruktura e nevojshme për gjenerimin e produkteve të inovacionit vlerësohen deri diku pozitivisht, investimi në kapitalin njerëzor dhe puna kërkimore janë të domosdoshëm në krijimin e produkteve të inovacionit.

 

/Ky artikull u publikua më parë nga SD4.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0