Qytetet më të mira për sipërmarrjet e reja - Business Magazine Albania

Qytetet më të mira për sipërmarrjet e reja


Ëndrra e çdo sipërmarrësi është që të zhvillohet në një mjedis i cili lejon shndërrimin e shpejtë  të ideve në biznes. Shtetet e zhvilluara kanë analizuar përfitimet që komuniteti sipërmarrës i jep një vendi dhe kanë ngritur hapësira të mëdha brënda qyteteve për të rritur suksesin e ideve të reja. Këto qytete njihen me emrin ” Startup City”.

Qytetet Startup janë hapësira që krijojne mundësi inovacioni, mentorimi, bashkëpunimi dhe financimi. Në këto qyete jetojnë njerëz që duan të bëhen sipërmarrës dhe kanë filluar projektet e tyre të para për ndërtimin e një biznesi. Gjithashtu mund të takosh sipërmarrës që i kanë bërë milionat e tyre.

Këto qytete startup ofrojnë hapësira pune, ambjente banimi, burime profesionale dhe teknologjinë e duhur për të ndërtuar një startup  duke filluar nga një ide.Kjo kulturë e re nuk është konsoliduar plotësisht , por disa qytete janë para të tjerave në këtë rrugë zhvillimi.

Më poshtë mund të gjeni një renditje të qyteteve më të mira për t’u zhvilluar si sipërmarrës.Pikët maksimale që mund të merrnin qytet janë 80.

Kjo renditje bazohet në disa faktorë si:

  • Financimi I Ekosistemit
  • Mentorimi
  • Infrastruktura Teknike
  • Kultura Startup
  • Programet politike
  • Kuadri Ligjor

 

 

Ekosistemi4

Ekosistemi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0