Sejko: Politika monetare, lehtësuese edhe në 2016-n; norma bazë e interesit 1,75% - Business Magazine Albania

Sejko: Politika monetare, lehtësuese edhe në 2016-n; norma bazë e interesit 1,75%


Këshilli Mbikqyrës i Banksë së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 1,75%.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, në konferencën e sotme për shtyp, pas mbledhjes se fundit për këtë vit të Këshillit Mbikqyrës të BSH-se, tha se Banka Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare stimuluese edhe gjatë vitit 2016. Ndërsa rritja e kredisë pritet të forcohet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm.

Guvernatori Sejko u shpreh se, aktiviteti kreditues mbetet ende i zbehtë, por sipas tij, ulja e nivelit të kredive të këqija do të rrisë kreditimin. Sejko tha se, analizat dhe projeksionet e BSH-se, sugjerojnë se inflacioni do të rritet gradualisht drejt objektivit afatmesëm. Ndersa inflacioni i muajve tetor dhe nëntor rezultoi në nivelin 2.1%.

Nga këndvështrimi makroekonomik, niveli nën objektiv i inflacionit vazhdon të pasqyrojë rritjen nën potencial të ekonomisë shqiptare, vijoi ai. “Rritja e pamjaftueshme e kërkesës agregate gjeneron kapacitete të pashfrytëzuara në tregjet e punës dhe të kapitalit, të cilat shoqërohen më tej me presione të ulëta për rritjen e kostove të prodhimit, të marzheve të fitimit dhe të inflacionit bazë. Nga ana tjetër, luhatjet e inflacionit gjatë muajve të fundit kanë pasqyruar goditjet e faktorëve të ofertës, në formën e luhatjeve të inflacionit të importuar apo të ofertës së produkteve ushqimore”, u shpreh kreu i sistemit bankar.

“Banka e Shqipëris gjykon se hendeku negativ i prodhimit dhe çmimet e ulëta në tregjet botërore do të vazhdojnë të jenë të pranishme përgjatë një horizonti kohor afatshkurtër. Efekti rënës i tyre në inflacion do të kompensojë efektin rritës të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Për rrjedhojë, inflacioni mesatar për vitin 2016 pritet të luhatet rreth nivelit 2.3%. Më tej, inflacioni parashikohet të ndjekë një tendencë rritëse dhe të kthehet në objektivin tonë prej 3% rreth fillimit të vitit 2018”-tha Guvernatori Sejko, ndersa evidentoi se, rritja ekonomike do të mbështetet nga përmirësimi i mëtejshëm i kushteve të financimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0