Kuvendi voton buxhetin e 2016-ës - Business Magazine Albania

Kuvendi voton buxhetin e 2016-ës


Kuvendi miratoi këtë të enjte me 86 vota pro projekt-buxhetin e vitit 2016 si dhe paketën fiskale që shoqëron atë.

Akciza për birrën që prodhohet në vend, nuk do të rritet siç ishte parashikuar në akcizën për pijet – pjesë e paketës fiskale. Me 81 vota pro është miratuar amendamenti i deputetit të LSI-së Përparim Spahiu për të mos ndryshuar akcizën e birrës.

Diskutimet u shoqëruan me tone të ashpra lidhur me nivelin e investimeve dhe mbështetjen sociale, që opozita e kundështoi ashpër, ndërsa akuzoi qeverinë se ky është buxhet i varfërisë, i cili braktis ekonominë dhe ngrin përfitimet për qytetarët.

Shpenzimet totale parashikohen në masën e 452 125 milionë lekëve, ndërsa të ardhurat planifikohen 417 694 milionë lekë.

Pr/buxheti i 2016-ës ka nivelin më të ulët të defiçitit buxhetor, prej 2.2 për qind e Prodhimit Kombëtar, çka bën të mundur që për herë të parë pas shumë vitesh rritje, Shqipëria të ulë borxhin publik nga 72.6 për qind në 70.9 për qind të prodhimit kombëtar.

Qeveria parashikon një zgjerim me 3.4 për qind të ekonomisë shqiptare për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu në seancën e parafundit për këtë vit, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për vetëqeverisjen vendore” me 86 vota pro. Deputetët rrëzuan amendamentin e deputetit Bashkim Fino i cili kërkoi që kryetarët e Bashkive të kenë 2 mandate plus një me shkëputje. Ky amendament nuk mundi të marrë 84 votat e nevojshme.

Të tjera projektligje që u miratuan në këtë seancë ishin ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” me 85 vota pro, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, me “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” me 81 vota pro, Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” me 83 vota, etj.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0