Shpenzimet buxhetore të ndara sipas 10 funksioneve kryesore të qeverisjes arritën gjatë periudhës janar-shtator në 298.5 miliardë lekë me një rritje vetëm 0.4 për qind në krahasim me një vit më parë dhe 10 për qind më shumë se në vitin 2012. Në tabelën e publikuar nga Banka e Shqipërisë bie në sy se dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të qeverisë për argëtim, ndërsa janë ulur fondet për arsimin dhe shëndetësinë.
Pjesa më e madhe e fondeve buxhetore ka shkuar për Mbrojtjen e Sociale (pensione, pagesa për invalidët, pagesa e papunësisë). Rreth 95 miliardë lekë shpenzime në aspektin sociale zënë 30 për qind të totalit të fondeve.
Për shërbimet që ofron ndaj qytetarëve qeveria ka shpenzuar një shume prej 65 miliardë lekësh në nëntëmujor, por këto fonde kanë qene 4 për qind më të ulta se një vit më parë, por 12 % më të larta se, në vitin 2012.
Për çështjet ekonomike të vendit u shpenzuan 32 miliardë lekë. Në këtë zë përfshihen kryesisht investimet. Ato rezultuan 16 % më të larta se nëntëmujori i 2014, por vetëm 0.8% më të shumë se 2012.
Shpenzimet në funksion të strehimit dhe komoditetit të komunitetit kanë pësuar rënie. Në janar-shtator ato ranë me 5.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Gjithashtu shpenzimet për shëndetësinë kanë pësuar rënie me 3.6 për qind në raport me vitin e shkuar dhe ato për arsimin me 1 %.
Shpenzimet për argëtimin, kulturën dhe çështjet fetare janë rritur me 10 % krahasuar me 2014 dhe 35 % krahasuar me 2012.
Pavarësisht se, fondet dedikuar mjedisit janë më të ultat që buxheti akordon, ato po pësojnë një rritje të shpejtë nga viti në vit. Në 9 –mujor 2015 fondet buxhetore për mjedisin ishin 27% më të larta se më 2014 dhe 145 % më të larta se më 2012.
/Monitor/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.