Sigurimi TPL i makinës? Myiute sjell sigurimin dixhital me këste - Business Magazine Albania

Sigurimi TPL i makinës? Myiute sjell sigurimin dixhital me këste

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Produkti që dominon tregun e sigurimeve në Shqipëri mbetet sigurimi TPL i makinës me rreth 60%. Rritja e numrit të automjeteve në vend, rrit kërkesën për oferta alternative. iute sjell sigurimin dixhital në aplikacionin Myiute: proces i thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt. Me Myiute, siguron komoditet maksimal, mundësi për të paguar me këste dhe 2,000 Lekë ulje.

Për shkak të alternativave të munguara në transportin publik, qytetarët shqiptarë kanë parë të arsyeshme dy gjëra: të marrin patentën dhe të sigurojnë një automjet privat. Tashmë, makina është më shumë një domosdoshmëri dhe një nevojë e krijuar nga rrethanat, se sa një dëshirë dhe këtë e vërtetojnë më së miri edhe shifrat që pasqyrojnë studimet e tregut.

Në Shqipëri, edhe me një popullsi në tkurrje, kemi më shumë se 1 milion automjete aktive dhe qindra mijëra shoferë që zotërojnë patentën e klasit B dhe janë të kualifikuar për të drejtuar një automjet. Rezultatet e studimeve të viteve të fundit tregojnë se ka një shpërndarje të drejtë për sa i përket të dhënave demografike ku totali i individëve të përfshirë është i përbërë nga rreth 70% meshkuj dhe 30% femra. Ndërkohë, për sa i përket moshës, dominojnë individët nga 25 deri 35 dhe nga 35 në 45 vjeç, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të popullsisë së shoferëve.

Produkti i sigurimit të makinës, ose ndryshe i quajtur thjesht TPL, është një nga produktet e sigurimit më popullor në të gjithë botën: kjo ndoshta edhe për faktin se zotërimi i një police sigurimi TPL është një detyrim ligjor, sepse në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).

Në Shqipëri, produkti i sigurimit të makinës, TPL, është produkti që dominon tregun e sigurimeve me rreth 60% të totalit. Nevoja për pajisjen e automjetit me policën e sigurimit TPL sjell një kërkesë të lartë për këtë shërbim, por gjithashtu, edhe dëshirën e mirë për të patur alternativa të besueshme në treg. Qytetarët shqiptarë kërkojnë një proces më të thjeshtë, më të sigurt dhe më të shpejtë. Përgjigjja për këtë është sigurimi dixhital në Myiute.

iute, në bashkëpunim me SIGAL, ka sjellë një produkt mjaft inovator: i gjithë procesi është dixhital dhe transparent. Qytetarët do të kenë mundësinë të kalojnë një proces mjaft komod që fillon dhe mbaron në ekranin e celularit: mjafton të vendosin targën dhe të dhënat kryesore në aplikacion, të marrin ofertën e tyre për policën e sigurimit dhe të zgjedhin të paguajnë në kohë reale ose me 4 këste dhe 0% interes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0