A mund t’ju bëjnë chatbot-et e inteligjencës artificiale “më pak të a... - Business Magazine Albania

A mund t’ju bëjnë chatbot-et e inteligjencës artificiale “më pak të aftë për të menduar”?

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Ndërsa modelet e mëdha gjuhësore si ChatGPT dhe sisteme të tjera të inteligjencës artificiale po marrin përsipër gjithnjë e më shumë detyra që kërkojnë mendim, disa studiues po ngrenë një shqetësim serioz, a po e humbim aftësinë për të menduar vetë?

Lexo gjithashtu: Shqipëria përballon krizën globale të energjisë falë Lumi Drin

Kur mendimi fillon të “delegohen”

Studiuesja Nataliya Kosmyna, gjatë procesit të rekrutimit të praktikantëve, vuri re se letrat motivuese që merrte ishin shumë të ngjashme: të strukturuara mirë, por shpesh të përgjithshme dhe pa lidhje të thellë me pozicionin. Për të, kjo ishte një shenjë se shumë kandidatë po përdornin mjete të inteligjencës artificiale për t’i gjeneruar.

Në të njëjtën kohë, gjatë punës së saj në mësimdhënie në MIT, ajo vuri re një ndryshim tjetër: studentët dukeshin se mbanin mend më pak nga materialet që trajtonin, krahasuar me disa vite më parë. Kjo ngriti dyshimin se përdorimi i shpeshtë i IA-së mund të ndikojë në kujtesë dhe proceset e të menduarit.

Ky fenomen njihet si “cognitive offloading”, kur detyrat mendore i delegohen teknologjisë. Një shembull i hershëm i kësaj është “efekti Google”, ku njerëzit kujtojnë më pak informacione sepse i dinë të aksesueshme online.

Çfarë ndodh kur mendon IA-ja në vendin tonë?

Sot, shqetësimi është më i madh, sepse inteligjenca artificiale nuk kufizohet vetëm në kërkimin e informacionit. Ajo shkruan tekste, jep këshilla financiare dhe ndihmon në vendimmarrje komplekse.

Kosmyna dhe ekipi i saj në MIT Media Lab kryen një eksperiment me 54 studentë që shkruanin ese. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe: një që përdorte ChatGPT, një Google dhe një grup pa ndihmë teknologjike. Gjatë procesit u mat aktiviteti i trurit.

Rezultatet treguan se grupi që punonte pa ndihmë teknologjike kishte aktivitet më të lartë në zonat e trurit të lidhura me përpunimin e informacionit dhe kreativitetin. Ndërkohë, tek përdoruesit e ChatGPT u vu re deri në 55% më pak aktivitet në këto zona. Gjithashtu, ata mbanin mend më pak nga ajo që kishin shkruar dhe ndiheshin më pak “autorë” të punës së tyre.

Rreziku i mendimit të gatshëm

Studime të tjera sugjerojnë se përdorimi i tepruar i IA-së mund të ulë mendimin kritik, pasi njerëzit priren të pranojnë përgjigjet e saj pa i analizuar. Efekte të ngjashme janë vënë re edhe në fusha si mjekësia, ku varësia nga sistemet e IA-së mund të dobësojë aftësinë për të marrë vendime të pavarura.

Një tjetër shqetësim është kreativiteti. Kur shumë njerëz përdorin të njëjtat mjete dhe modele, rezultatet shpesh bëhen të ngjashme dhe më pak origjinale.

A po rrezikohet aftësia për të menduar thellë?

Disa studiues theksojnë se “mendimi i thellë” është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të trurit. Nëse pjesa më e madhe e punës mendore i delegohet teknologjisë, truri angazhohet më pak, gjë që mund të ketë pasoja afatgjata.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët e shohin këtë si rrezik të pashmangshëm. Sipas tyre, inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i fuqishëm ndihmës nëse përdoret në mënyrën e duhur.

Bashkëpunim, jo zëvendësim

Një qasje gjithnjë e më e rekomanduar është ajo e “inteligjencës hibride”, ku njeriu dhe IA-ja bashkëpunojnë: njeriu mendon, analizon dhe vendos, ndërsa IA ndihmon në strukturim, verifikim dhe sfidim të ideve.

Madje, disa ekspertë sugjerojnë përdorimin e IA-së për të kundërshtuar idetë tona, në mënyrë që të detyrohemi të mendojmë më thellë dhe të forcojmë argumentet.Inteligjenca artificiale nuk është domosdoshmërisht një kërcënim për mendjen njerëzore, por mënyra si e përdorim mund të bëjë diferencën mes forcimit të aftësive tona dhe dobësimit të tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0