Mirënjohja si praktikë mendore, jo si klishe motivuese! - Business Magazine Albania

Mirënjohja si praktikë mendore, jo si klishe motivuese!

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Eni Muça – Në diskursin bashkëkohor të biznesit, mirënjohja shpesh trajtohet si një praktikë e zhvillimit personal, e lidhur më shumë me mirëqenien emocionale sesa me performancën apo rezultatet konkrete. Megjithatë, në realitet, ajo funksionon si një mekanizëm rregullues i mendimit dhe sjelljes, me ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si liderët përballen me pasigurinë, presionin dhe marrjen e vendimeve në kushte jo të plota informacioni.

Vendimmarrja në biznes rrallë ndodh në rrethana ideale. Shpesh ajo ndodh nën stres, me afate të shkurtra dhe me rrezik real. Në këto kushte, cilësia e vendimit nuk varet vetëm nga analiza apo përvoja, por edhe nga gjendja e brendshme nga e cila vepron lideri. Pikërisht këtu, mirënjohja shfaqet si një faktor i nënvlerësuar, por thelbësor.

Këtë perspektivë e ndan edhe Valentina Rexhaj, mësuese meditimi, hipnoterapiste dhe mentore e shëndetit mendor, e cila punon prej vitesh me drejtues biznesesh dhe profesionistë në role vendimmarrëse.

Siç shprehet Valentina: “Vendimet merren gjithmonë nga një gjendje e brendshme. Nëse ajo gjendje është frika, edhe vendimi do të jetë i kufizuar.”

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0