“Udhëtim në origjinën Shqiptare” TYPIC-AL promovon produktet... - Business Magazine Albania

“Udhëtim në origjinën Shqiptare” TYPIC-AL promovon produktet tipike në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Me rastin e Dita Ndërkombëtare e Tokës, 22 Prill 2026, projekti TYPIC-AL organizoi një event të veçantë, ku u përfshinë rreth 40 persona, mes tyre gazetarë, blogerë dhe profesionistë të fushës së ushqimit, me qëllim promovimin e produkteve tipike shqiptare dhe forcimin e lidhjes mes territorit, cilësisë dhe identitetit të tyre.
Eventi u zhvillua në ambientet e Fustanella Farm, duke ofruar një eksperiencë që ndërthurte gastronominë, storytelling-un dhe ndërgjegjësimin për vlerat e tokës dhe prodhimit vendas.

Një tryezë që tregon historinë e produkteve shqiptare

Ky projekt synon jo vetëm promovimin e produkteve tradicionale shqiptare, por edhe fuqizimin e komuniteteve lokale përmes fuqizimit dhe ngritjes së inkubatorëve që mbështesin fermerët dhe përpunuesit në përmirësimin e standardeve dhe integrimin e tyre në treg.
Dita e Tokës u shndërrua kështu në një platformë konkrete reflektimi dhe veprimi, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me produkte autentike shqiptare, të prezantuara përmes recetave të reja dhe bashkëkohore, të kuruara nga shefat e guzhinës Sokol Prenga dhe Mirela Andoni.
Aktiviteti u zhvillua në një ambient që mishëron ndërthurjen e traditës me inovacionin në gastronominë shqiptare, duke krijuar një hapësirë ideale për shkëmbim idesh dhe bashkëpunim mes aktorëve të sektorit.

Menuja përfshiu produkte tipike nga zona të ndryshme të vendit, si:

• Patatja e Shishtavecit
• Mjalti i Bedunicës nga Përmeti
• Pekmez nga thanat e egra të Pukës
• Misri i Sulovës
• Arra e Kabashit
• Verë “Serinë e Bardhë” nga vreshtat e Pogradecit

Këto produkte përfaqësojnë jo vetëm shije autentike, por edhe një lidhje të fortë me territorin, traditën dhe biodiversitetin shqiptar.

Nga produkt local, në një markë identifikuese për tregut

Ky aktivitet ishte pjesë e një qasjeje më të gjerë të projektit TYPIC-AL për të transformuar produktet tradicionale shqiptare në produkte të strukturuara dhe konkurruese në treg.
I financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), i zbatuar nga CIHEAM Bari në bashkëpunim me Ministrine e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural, projekti mbështet prodhuesit vendas përmes:

• ndërtimit të kapaciteteve
• përmirësimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore
• zhvillimit të zinxhirëve të vlerës
• dhe ndërtimit të identitetit të markës për produktet tipike

Në një kohë kur konsumatori kërkon gjithnjë e më shumë transparencë, origjinë dhe besueshmëri, TYPIC-AL po ndërton pikërisht këto elemente për produktet shqiptare.

“Trust the Taste”, një urë mes prodhuesve dhe komunikuesve

Kjo drekë solli së bashku profesionistë të medias, blogerë dhe krijues përmbajtjeje me aktorët e zinxhirit ushqimor, duke krijuar ura komunikimi dhe duke nxitur promovimin e vlerave të produkteve vendase.

Pjesëmarrësit patën mundësinë:

• të njihen me historinë dhe origjinën e produkteve
• të ndërveprojnë me ekspertë dhe përfaqësues të projektit
• të përjetojnë një eksperiencë kulinare të bazuar në produkte lokale

Pas eventit, ata ndanë përvojën e tyre në platformat e tyre, duke kontribuar në një rrëfim autentik dhe të besueshëm për gastronominë shqiptare.

Më shumë se një event

“Udhëtim në origjinën shqiptare” nuk ishte thjesht një drekë tematike, por një demonstrim i një transformimi më të gjerë: nga produkte të njohura lokalisht, në produkte me identitet të strukturuar, të gatshëm për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë proces, Shqipëria po ndërton gradualisht një kategori të re: produktet tipike shqiptare si marka me vlerë, histori dhe besueshmëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0