Matja e “vendeve më të pasura” mund të jetë ndonjëherë edhe çështje këndvështrimi . Një indeks i ri prosperiteti që merr parasysh të ardhurat, PBB-në dhe mënyrën si pasuria shndërrohet në cilësi jete, kohezion social dhe zhvillim afatgjatë nuk e vendos SHBA-në, Gjermaninë apo Francën në dhjetëshen e parë.
Evropa dominon renditjet globale të pasurisë, por çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh “vend i pasur” varet shumë nga mënyra si matet prosperiteti dhe kush përfiton prej tij.
“Të jesh vendi më i pasur në botë nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shumë,” thuhet në analizën e platformës HelloSafe. “Matet nga mënyra si ajo pasuri shndërrohet konkretisht në jetën e përditshme të qytetarit të zakonshëm. Në 2026, përgjigja është Norvegjia.”
Grupi argumenton se PBB për kokë banori mund të deformojë krahasimet, pasi supozon se prodhimi kombëtar ndahet në mënyrë të barabartë mes popullsisë.
Irlanda e ilustron këtë problem. PBB për çdo banor qëndron rreth 150,000 dollarë në terma të paritetit të fuqisë blerëse, por shumica e kësaj vjen nga kompanitë shumëkombëshe si Apple, Google dhe Pfizer. Hendeku midis prodhimit dhe të ardhurave të familjeve vlerësohet rreth 70,000 dollarë për person.
Lexo edhe: Shqipëria në epokën Gigabit, ligji që synon t’i japë fund kaosit kabllor
“Indeksi i Prosperitetit” i HelloSafe rendit mbi 50 vende duke përdorur një rezultat të kombinuar deri në 100 pikë. Bazohet në të dhëna nga FMN, Banka Botërore, UNDP, Eurostat dhe OECD, duke bashkuar të ardhurat, pabarazinë dhe treguesit e gjerë socialë në një masë të vetme prosperiteti. Mbi këtë bazë, Evropa dominon krye-listën, me pesë vendet më të pasura të vendosura të gjitha në rajon.
Vendet e vogla dalin fitues
Norvegjia kryeson tabelën, e mbështetur nga GNI (të ardhurat kombëtare bruto) më të larta në botë dhe një model social shumë i balancuar. Irlanda është e dyta, me të ardhura reale të larta pavarësisht shifrës së frytur të PBB-së. Luksemburgu renditet i treti, duke rrëshqitur nga pozicioni i parë për herë të parë që nga fillimi i indeksit. Islanda renditet e pesta, e mbështetur nga tregues të fortë të zhvillimit njerëzor dhe nivele të ulëta varfërie relative. Singapori, nga ana tjetër, shënon rezultate të larta për të ardhurat por pengohet nga pabarazia më e lartë.
Jashtë Evropës, SHBA renditet e 17-ta, duke pasqyruar fuqinë ekonomike, por edhe pabarazinë e lartë dhe varfërinë relative. Franca qëndron në vendin e 20-të, pak pas Republikës Çeke, e cila përfiton nga një nga shpërndarjet më të barabarta të të ardhurave në Evropë. Vende si Italia, Spanja dhe Estonia shënojnë rezultate më modeste.
Jashtë Evropës, Seyshelet kryeson Afrikën. Në Amerikën Latine, Uruguai kryeson për herë të parë . Në Azi, Singapori renditet i pari, i ndjekur nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rezultatet sugjerojnë se ndërsa Evropa vazhdon të dominojë matjet e prosperitetit global, tabloja ndryshon ndjeshëm kur merren parasysh pabarazia dhe rezultatet sociale. Të dhënat sugjerojnë se pasuria, nuk përcaktohet më vetëm nga prodhimi, por nga mënyra sa gjerë ndahet ajo pasuri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto