Danielle Meyer, sipërmarrësja që ktheu një hobi në një biznes mbi $100K+ - Business Magazine Albania

Danielle Meyer, sipërmarrësja që ktheu një hobi në një biznes mbi $100K+

Danielle Meyer, sipërmarrësja që ktheu një hobi në një biznes mbi $100K+
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Danielle Meyer ka filluar të krijojë bizhuteri që kur ishte fëmijë. Nëna e saj e çonte shpesh në dyqane me rruaza dhe ajo bënte varëse për miqtë dhe familjen, thjesht për kënaqësi. Ndërkohë, karrierën e kishte në American Express, ku menaxhonte programe strategjike për startup-et. Për një kohë të gjatë, krijimi i bizhuterive ishte vetëm një hobi.

Gjithçka ndryshoi në vitin 2023, pas humbjes së papritur të babait të saj. Danielle filloi të shkëputej emocionalisht nga puna korporative. Gjatë takimeve online, shpesh mbante kamerën e fikur dhe vazhdonte të krijonte varëse. Filloi të merrte pjesë në tregje lokale dhe evente të vogla, jo me një plan biznesi, por si një mënyrë për të përballuar dhimbjen. Pikërisht aty lindi edhe brandi Spicy Dan. Nga një aktivitet që sillte rreth 2,000 dollarë në muaj, sot është në rrugën për të kaluar 2.5 milionë dollarë në vitin 2026.

Një nga momentet kyçe erdhi në vitin 2024, kur Danielle i shkroi një influencereje në Instagram, Hannah Chody, duke i ofruar disa nga krijimet e saj. Kur ajo postoi një video me bizhuteritë, kërkesa shpërtheu. Nga vetëm dy shitje në muaj, Danielle kaloi në 40 porosi brenda 24 orëve. Problemi ishte se nuk kishte as ekip dhe as strukturë për t’i përballuar. Zgjidhja? Ajo veproi menjëherë. Gjeti gra në Facebook Marketplace që vinin në apartamentin e saj dhe punonin në tavolinën e kuzhinës nga ora 9 deri në 5, ndërsa ajo vazhdonte punën e saj në laptop. Ishte kaotike, por funksionoi. Mësimi këtu është i thjeshtë: kur vjen një mundësi, nuk duhet të presësh të jesh perfekt i përgatitur. Duhet të lëvizësh shpejt dhe të gjesh zgjidhje gjatë rrugës.

Lexo edhe: Inteligjencë Artificiale në prokurime dhe standardizim procedurash, OBP me autoritetin portugez

Me rritjen e kërkesës, modeli i improvizuar nuk mund të vazhdonte. Danielle vendosi të bashkëpunojë me një prodhuese pranë qytetit të saj dhe të përdorë një kompani për shpërndarjen e produkteve. Kjo e ndihmoi të rritej më shpejt, por me kalimin e kohës, ndjeu se po humbiste atë që e bënte brandin të veçantë: lidhjen personale me klientët dhe ndjesinë e një produkti të krijuar me kujdes. Për këtë arsye, vendosi ta rikthente procesin sërish brenda kompanisë. Ajo nuk e pa outsourcing si një vendim përfundimtar, por si një mjet që mund ta përdorte sipas nevojës. Kjo fleksibilitet e ndihmoi të rritej pa humbur identitetin e brandit.

Rritja e të ardhurave tregon qartë këtë evolucion. Nga 2,000 dollarë në muaj duke shitur tek miqtë dhe familja, ajo arriti në 9,000 dollarë muajin kur ndodhi postimi viral. Më pas në 22,000 dollarë, pastaj 55,000 dollarë dhe më shumë se 100,000 dollarë vetëm nga një bashkëpunim gjatë sezonit të festave. Sot, Spicy Dan është në një trajektore shumë më të madhe.

Danielle pranon se kur sheh produktet dhe paketimin e saj të parë, ndihet pak në siklet. Por nuk do të ndryshonte asgjë. Sepse progresi erdhi pikërisht nga fakti që ajo nuk priti perfeksionin. Ajo lançoi produkte, mori feedback dhe përmirësoi vazhdimisht. Bizneset që presin momentin perfekt shpesh nuk marrin kurrë feedback-un që u duhet për t’u rritur. Ndërsa ajo vazhdoi të krijojë, të shesë dhe të eksperimentojë, duke lejuar tregun t’i tregojë çfarë funksionon dhe çfarë duhet ndryshuar.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0